
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar sërish krijimin një qeverie teknike gjithëpërfshirëse, me qëllim zgjidhjen e krizës.
Deklara erdhi menjëherë pas mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamentar, teksa u theksuar kriza aktuale në vend vjen si pasoje e paaftësisë së partisë së parë, Levizja Vetëvendosje.
Më tej theksohet se Kryesia e LDK-së vlerëson se propozimi i LDK-së për zgjidhjen e krizës është më i përshtatshmi dhe i shërben interesit të vendit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se gjendja e tanishme nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi. Çdo vonesë në ndërtimin e institucioneve, çdo ditë me një qeveri në detyrë që vepron përtej kompetencave kushtetuese, deri në shkelje të rënda penale, është dëm për interesin e qytetarëve dhe cenon rëndë rendin kushtetues institucional të vendit
Me qëllim të zgjidhjes së krizës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë propozimin për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat dhe detyrime të përcaktuara qartë. Kryesia e LDK-së vlerëson se propozimi i LDK-së për zgjidhjen e krizës është më i përshtatshmi dhe i shërben interesit të vendit”, thuhet në deklaratën e LDK-së.", u tha në deklaratë.