
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.
Vuçiç konfirmoi pjesëmarrjen e tij gjatë vizitës së presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa. Ai u pyet nga gazetarët edhe nëse pret kritika për vizitën e tij në Moskë dhe takimi me presidentin rus, teksa Vuçiç nuk hezitoi të përgjigjej duke thë që sigurisht që pret reagime.
“A pres reagim dhe sulme? Epo, sigurisht që e pres”, tha ai.
Lidhur me pjesëmarrjen e tij, presidenti serb ka zbuluar se do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Ndërkohë që po në të njëjtën ditë pritet të mbërrijnë edhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa si dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe se të premten do të mbahet një takim i Komunitetit Politik Europian.
Kujtojmë se Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.