Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Kosova ka nevojë për Kuvend”, Vjosa Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Shkruar nga Newsbomb
“Kosova ka nevojë për Kuvend”, Vjosa Osmani pret sot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Takimi vjen në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik për shkak të mos dakordësisë për konstituimin e Kuvendit.

Siç raportojnë mediat në Kosovë takimi me partitë shumicë do të mbahet rreth orës 13:00. Nga ana tjetër, takimi me partitë jo shumicë do të mbahet rreth orës 15:00.

Ftesës së Osmanit për këto takime janë pritur pozitivisht nga të gjitha partitë politike në Kosovë.

Po sot do të mblidhet Kuvendi për herën e 16-të, pas dështimit të radhës. Të martën nuk u arrit që të votohej kryetari i Parlamentit si dhe nënkryetarët e këtij institucioni, ndërsa pati pakënaqësi për mënyrën e votimit dhe ngritja e një komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese