Policia greke shkatërron bandat shqiptare në Thesali

Publikuar tek Rajon
Saturday, 17 June 2017 18:00

Me anë të një super aksioni të forcave speciale, policia greke ka arritur të bëjë asgjesimin e dy prej grupeve më të rëndësishme të trafikut të drogës. Janë arrestuar gjithsej 19 shtetas grekë dhe 15 shtetas shqiptarë, si dhe disa të kombësive të tjera, kryesisht afrikane, ndërsa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi dhe kokaine.

Ndonëse të dy grupet nuk kishin lidhje midis tyre, ato kryesosheshin nga shtetas shqiptarë. Madje për njerin thuhet se është një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe me influencë në Shqipëri, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet greke.

Krahas 53 vjeçarit shqiptar pranga i kanë kaluar edhe 3 bashkatdhetarëve të tjerë të tij, si dhe një biznesmeni grek, të moshës 61 vjeç, në magazinat e të cilit në zonën e Thesalisë, ishte fshehur kokaina.

Ky grup trafikonte kokainë të prodhuar në Kolumbi, të një cilësie mjaft të lartë, që në Greqi shitej me 100 euro gramin. Kjo dëshmohet nga fakti se pakot me drogë kishin të stampuar përsipër logon e revistës Play boy.

Policia ka sekuestruar 21,5 kg kokainë, një shumë parash prej 92.451 euro, stërlina skoceze dhe angelze, dy pistoleta, një armë gjahu dhe 63 fishekë, dy automjete, 3 peshore precizioni elektronike dhe 12 telefona celularë.

Sipas policisë, grupi kishte përfituar më shumë se 800.000 euro nga aktiviteti i detritanishëm.

Grupi tjetër, krerët e të cilit ishin dy shqiptarë, merrte kanabisi në Shqipëri dhe pastaj e dërgonte me skafe në drejtim të Turqisë. Kanabisi këmbehej me sasi të mëdha heroine, e cila, pasi vinte nga Turqia dërgohej për në brendësi të Europës, në vende si Italia, Franca, etj.

Bashkë me heroinën, skafet transportonin për në Greqi edhe emigrantë klandestinë, duke rritur edhe më shumë fitimet e grupit kriminal.

Nga operacionet për asgjesimin e grupit, që u kryen në Athinë dhe në Spartë, u sekuestruan 316,2 kg kanabis, 166 fidanë kanabisi, një shumë parash prej 25.530 euro, një furgon, 7 autovetura, 2 skafe, 7 peshore precizioni, 70 telefona celularë dhe tablete, si dhe 50 fishekë pistolete.//oranews//

Modifikuar më Saturday, 17 June 2017 18:07

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al