Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Publikuar tek Analiza & Komente
Hënë, 29 May 2017 18:53

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për situatën  politike në vend. Më specifikisht Fuga ka shkruar për pakënaqësitë prej deputetëve lidhur përfshirjen në listën e kandidatëve për deputet.

Fuga shkruan se si qytetar mund të them vetëm se për cilët nga të hequrit do të rivotoja përsëri me qef, për kë do të mbyllja një sy po ta shihja në listë dhe për kë nuk do të votoja kurrë më. Kaq kemi ne në dorë si qytetarë

Më poshtë statusi i plotë Artan Fugës:

Brrylat për listat si shpërbërje e Republikës së vjetër!

Në këto 24 orë, sidomos në krahun e djathtë, ka pakënaqësi se përse një deputet ose një tjetër nuk janë rivendosur në listat e kandidimit të partisë demokratike.

Unë e mirëkuptoj këtë gjendje dhe këtë reagim legjitim personal, është fare normale. Sigurisht as më takon dhe as e marr rolin e atij që mund ta dijë se cili deputet ja vlen të jetë a mos jetë kandidat përsëri, aq më tepër për një parti politike i së cilës nuk jam antar. Si qytetar mund të them vetëm se për cilët nga të hequrit do të rivotoja përsëri me qef, për kë do të mbyllja një sy po ta shihja në listë dhe për kë nuk do të votoja kurrë më. Kaq kemi ne në dorë si qytetarë.

Pra, përtej personalizimit të vështrimit, ideja e këtij shkrimi është të analizohet sadopak konteksti kur kjo luftë brrylash zhvillohet sot. E para, partitë te ne nuk janë ndërtuar si organizata demokratike, ku të konkurrojnë rryma mendimi të ndryshme, por gjithçka është nën diktatin e kryetarit. Nga e majta dhe e djathta, nga qendra dhe qendra e majtë dhe e djathtë, në partitë e mëdha dhe të vogla, qysh nga dje deri më sot. Para dhjetë ditësh apo para dhjetë vjetësh.

Nuk filloi kjo më 26 maj.

Degjenerimi është një ves i hershëm. Kush e ka përgjegjësinë? Ne qytetarët , Jooooo ! As unë si studjues jo, sepse me mijra herë e kemi vendosur në dukje këtë fakt.

E kanë vetë krerët e partive, ata që kanë qenë në këshillat drejtuese që janë pajtuar me këtë fakt. Përse janë pajtuar me seleksionimin e personalizuar nga kryetari ankuesit e sotëm që duhet thënë se gëzojnë të gjithë respektin tim personal deri në ndjenja adhurimi për ndonjë dhe miqësie për ndokënd tjetër? Sot ka lindur ky autoritarizëm, apo ka qenë edhe dje kur ata ishin në lista apo shpresonin të ishin atje?

Si është e mundur që nuk e ngritën dje problemin e demokratizimit të brendshëm para sesa ta dinin nëse ishin ose jo kandidatë për deputetë? Tani është vonë për këtë herë. Jo kritika për kryetarin, se kjo është gjëja më e vogël, por të militonin për të lejuar rrymat dhe fraksionet në parti si edhe të kërkonin me ngulm respektimin e statutit.

Se edhe ne qytetarët tani ndodhemi para faktit të kryer. E dyta, republika e vjetër lejon që të përjetësohet statusi social i deputetit. Sigurisht evitimi i kësaj nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, sepse nuk është e drejtë, duhen gjykime kolektive dhe demokratike, por që edhe një deputet te ne të qendrojë pesë, gjashtë, shtatë mandate radhazi deputet, ky quhet uzurpim i postit të deputetit.

Deputetlliku nuk është profesion.

Ka nevojë për paqendrueshmëri, vjen, punon ikën. Jo më kot në vende europiane demokratike po ecet drejt asaj që një deputet tê mos ketë më shumë të drejtë rizgjedhjeje se tre mandate radhazi. Se pastaj humbet ndjesinë qytetare dhe bëhet qeveritar i përjetshëm. Franca ka ndryshuar nja katër presidentë ndërkohë që ne kemi të njejtët deputetë, nja pesë a gjashtë a më shumë kryeministra Italia, ne po me të njejtët deputetë, Shtetet e Bashkuara nja katër a pesë presidentë, ne me të njejtën klasë politike.

E mendojnë këtë apo jo deputetët tanë të nderuar? Të gjithë ata, jo vetëm disa. E treta, në funksionimin e Kuvendit dhe në atë të partive të të gjitha krahëve nuk ka kritere matjeje të performancës të deputetëve: sa amendime ligjesh ka bërë secili, sa ligje ka propozuar, sa takime me elektoratin ka kryer, në sa dëgjesa publike ka marrë pjesë, cfarë komentesh të marra në konsideratë ose jo ka bërë në komisione, sa homologë të huaj ka takuar, sa ka ndikuar në zgjidhjen e problemeve të zonës, sa i gjerë është opinioni i elektoratit të zonës së tij për të etj. etj.

Pse nuk është kërkuar që këto kritere të shpallen, të bëhen publike të verifikohen dhe të maten? E katërta, e ka fajin ligja elektorale. Sepse kjo ligjë nuk të lejon të kandidosh personalisht, të heq të drejtën të kandidosh si i pavarur, de facto, dhe t’i bësh karshillik një zgjedhjeje qoftë dhe të gabuar të drejtuesit të partisë.

Aq më tepër se askush nga deputetët nuk e mat dot me këtë ligj elektoral sesa e ka peshën e tij elektorale. Se po ta dinte do t’i imponohej cdo kryetari. Cilit elektorat do t’i drejtohen ata që janë me të drejtë ose pa të drejtë hequr nga listat e dikurshme për të treguar se e kanë këtë mbështetje? Kanë bërë sondazhe? E dinë sa janë votuar personalisht.

Jo, nuk dinë e as mund ta dinë.

Ja përse mungesa e demokracisë të brendshme në parti, përjetësimi i statutit të deputetit si mentalitet, keqfunksionimi i Kuvendit, si edhe ligja elektorale e gabuar, ka sjellë të gjithë këtë kaos dhe të gjitha këto pakënaqësi që i paguajmë ne qytetarët. Trafiqe influencash gjithandej në vend të gjykimit popullor për secilin, sikurse e kërkon demokracia e vërtetë.

Këto probleme nuk janë të reja. Dhe tani çfarë ndodh? Ata që janë në lista u duket normale gjendja, kurse ata që e panë veten jashtë liste nisën të flasin për demokratizim dhe zbatim të demokracisë që ka kohë që ne qytetarët e ndjejmë se na ka thënë lamtumirën.

Shtëpia e republikës së vjetër ka rënë, është degjeneruar republika e vjetër, në një ditë të keqe për ta, çka më shkakton keqardhje, më vjen mirë nga ana tjetër se shumë pesha të vërteta të jetës politike e kanë ndjerë mbi kurriz rrënimin e republikës qesharake të vjetër. Sikurse ne qytetarët kemi ndjerë të gjitha padrejtësitë e poshtra që na bëhen cdo ditë dhe cdo orë. Fyhemi cdo çast nga mungesa e të drejtave qytetare dhe nga nëpërkëmbja e tyre dhe nuk bëzajmë.

Kjo është republika e vjetër të dashur miq, ajo të zë brenda, prandaj insistoj që përtej karrierës personale dhe kujdesit për vetveten, oh sa gjë legjitime dhe normale për një vdektar (!), të shikojmë përpara drejt një REPUBLIKE TË RE, dhe jo ta anatemojmë atë! Unë mendoj se gjithkush sipas potencialin të vet ka energji t’i kushtohet kësaj çështjeje madhore për kombin dhe shoqërinë, mbi të gjitha për qytetarin, që e kanë zbuar nga lista, që e kanë pas liste, si Lipe Shtogun.

Sepse jemi viktima të veseve tona!

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al