"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Publikuar tek Analiza & Komente
Diel, 14 May 2017 19:20

Nga Afrim Krasniqi

Katër sinjale pozitive nga Kosova! Janë “tanët”, ashtu si ne kanë probleme me mirëqeverisjen, korrupsionin, liderit “e fortë”, klanet e fiset politike, biznesmenët në politikë, median e blerë, propaganden e madhe, militantizmin partiak, riciklimin e figurave dhe nivelin kritik te demokracise brenda partive. Ne citojmë për mirë modele perëndimore, por ndonjëherë duhet të hedhim sytë e të reflektojmë edhe kur shohim gjëra pozitive “brenda nesh”. Kosova na ofron një praktikë referimi, të paktën në katër momente:

E para, brenda e vitesh Kosova rrëzon dy qeveri me dy format e mocionit kushtetues: me mocion besimi (2014) dhe me mocion mosbesimi (2017). Natyrisht, janë pasojë e skemave taktike paraelektorale, por janë legjitime, u përdorën dhe rezultuan të suksesshme. Shqipëria, përvec një praktike gjysmake mocioni më 1936 nuk ka arritur asnjëherë të ndryshojë qeveri përmes institucionit të mocionit kushtetues. Kosova ka rrëzuar edhe Presidentin që ruajti rol partiak, ndërkohë që tek ne edhe Presidenti i ri drejton fushatën e ish partisë së tij në zgjedhje!!

E dyta, kryeministri i rrëzuar me mocion, I. Mustafa (LDK) bëhet i pari kryetar partie kryesore që heq dorë nga ri-kandidimi për kryeministër dhe sugjeron zgjedhjen e një emri tjetër kandidimi nga partia që ai drejton. Në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë, tek asnjë parti, madje ne e kemi bërë me statut se shefi i partisë është automatikisht edhe kandidat për kryeministër, si dhe anasjelltas, kur shefi i partisë bëhet kryeministër ai nuk votohet në parti, është automatikisht dhe pa afat në post.

E treta, legjislacioni në Kosovë është liberal për krijimin e partive politike dhe konkurrimit në zgjedhje. Qytetarët e Kosovës zgjedhin vetë deputetin (me sistemin e listave të hapura), stimulojnë krijimin e partive të reja politike (rrit konkurrencën në sistem), kryetari i KQZ eshte gjykates kushtetues (rrit pavaresine e tij), si dhe praktikon votimin e emigrantëve/diasporës, - tri cilësi që nuk i kemi ende në Shqipëri.

E katërta, pas mocionit palët ranë dakord për fushatën, datën dhe detajet e organizimit. Gjithcka brenda 30 ditësh. Kurse në Tiranë kemi katër vjet që diskutojmë për datën & zgjedhjet e radhës, por rreth 35 ditë përpara zgjedhjeve ende nuk jemi të bindur se do të ketë zgjedhje.

Modifikuar më Diel, 14 May 2017 19:23

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al