Gruevski paralajmëron maqedonasit: Mund të mbetemi edhe pa shtet

Publikuar tek Rajon
Diel, 19 Mars 2017 21:34

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit.

Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.

Ish kryeministri përsëri i ka bërë thirrje popullit që ta mbrojë shtetin. Ai thotë se nëse populli nuk e mbron vendin mundet të vijë deri aty që të mos kemi shtet.

“Është e nevojshme që kombi ta mbrojë shtetin e tij sepse shtetin mundet të mos e kemi. Të mos mendohet se nuk e kam thënë ja po e përsëris, nëse populli nuk e mbron shtetin mundet ta humbin. Të gjithë ato që mendojnë se tani do t’i lënë të formojnë Qeveri dhe të reagojë kur do vije ligji i gjuhëve në rend dite  atëherë mundet të jetë vonë për reagime. Paralajmëroj: Mundet të vije deri aty që të mos kemi shtet”, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen e gazetarit se çfarë mundet të ndodh nëse nuk respektohet dëshira e popullit dhe a mundet të kontrollohet turma e njerëzve Gruevski tha se partia e tij do veprojë vetëm sipas ligjit por asnjëherë nuk mundet ta dijë dhe parashikojë se çdo të bëjë populli.

“Le ta mendojë ai që shkon kundër kombit. Asnjë nuk mundet ta dijë se si do reagojë populli ndaj asaj që bënë Zaevi”, tha Gruevski.

Për krizën politike në të cilën ndodhet vendi Gruevski e ka akuzuar kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se në këtë mënyrë “krimineli i aboluar Zoran Zaev përpiqet t’i fshij krimet e tij”. Megjithatë Gruevski ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se nëse Zaev tërhiqet nga “platforma tiranase” ato do i ndihmojnë ta formojë Qeverinë në të kundërt nga VMRO këmbëngulin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. /INA/

Modifikuar më Diel, 19 Mars 2017 21:42

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Diana nuk është vetëm

Nga Luljeta Progni ...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al