Hapësire reklamuese


Rajoni

Dështon për të tetën herë seanca, Kuvendi i Kosovës mbetet pa kryetar

Shkruar nga Newsbomb
Dështon për të tetën herë seanca, Kuvendi i
Kuvendi i Kosoves

Ka dështuar për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e muajit shkurt.

Bllokada për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon, ndërsa partitë politike nuk zmbrapsen nga qëndrimet e tyre duke krijuar kështu një ngërç për formimin e institucioneve.

Edhe në seancën e sotme Albulena Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota për kryetare të parlamentit. Vetëvendosje këmbëngul se nuk do të ndryshojë emrin e kryeparlamentarit.

Ndërsa opozita nuk e do emrin e Haxhiut si kryeparlamentare. Seanca do të vazhdojë të Martën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese