Hapësire reklamuese

Rajoni

Aksidenti me 4 të vdekur në Greqi, mes viktimave dhe një 27-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me 4 të vdekur në Greqi, mes viktimave dhe një
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi, në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala, kur një autobus është përplasur me një makinë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik humbën jetën 4 persona 3 të tjerë. Aksidenti është shkaktuar pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me autobusin.

Personat që kanë humbur jetën janë me shtëtësi të ndryshe, ku mes tyre dhe një 27-vjeçar shqiptar.

Personat që ndërruan jetë janë Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeç nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeç nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjeç nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.

Në vendin e aksidentit janë gjetur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëse si dhe autoambulanca të EKAV.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese