Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Krim i rëndë në familjen kosovare, vëllai 19-vjeçar qëllon me armë zjarri motrën

Shkruar nga Newsbomb
Krim i rëndë në familjen kosovare, vëllai 19-vjeçar
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës teksa një i ri 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij.

25-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar disa momente pasi kreu krimin.

Sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet dhe grupi hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.

E plagosura pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese