Propozimi revolucionar në futboll, të hiqet merkato

Publikuar tek: sport, më 18:09 11-09-2017 Propozimi revolucionar në futboll, të hiqet merkato

Mund të duket si utopike, por merkato e Janarit në futboll mund të hiqet.

Ky propozim është hedhur fillimisht nga skuadrat angleze të cilat e konsiderojnë të dëmshme ndërhyrjen në merkaton e dimrit.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike, “The Sun” e cila thotë se bëhet fjalë për një projekt revolucionar.

Sipas kësaj gazete, pjesa më e madhe e klubeve të mëdha kontinetit europian janë dakord me këtë propozim. Për ta vënë në jetë planin do të duhet fillimisht aprovimi i UEFA dhe i federatave vendase.

Duket se sistemi VAR në fushë, është vetëm fillimi i një sërë ndryshimet të mëdha në botën e futbollit. 

Article Logic
Execution time: 0.0022180080413818
array(1) { ["section"]=> string(56) "propozimi-revolucionar-ne-futboll-te-hiqet-merkato-91983" }