Prapaskenat / Sali Berisha refuzon Grida Dumën, vë në vështirësi Lulzim Bashën dhe e detyron të dalë vetë...

Publikuar tek: politike, më 17:20 12-10-2017 Prapaskenat / Sali Berisha refuzon Grida Dumën, vë në vështirësi Lulzim Bashën dhe e detyron të dalë vetë...

Gjatë ngujimit në sallën e seancës plenare, demokratët qëndruan në kohë reale të informuar për atë që po ndodhte jashtë sallës.

Tensionet në seancë u pasuan me daljen për media të Taulant Ballës, i cili mohoi që kryeministri Edi Rama të kishte ofenduar Sali Berishën.

Partia Demokratike duhej të kundërpërgjigjej me një deklaratë për media. Në mbledhjen e ngushtë u propozua që Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i grupit të dilte e t’u përgjigjej akuzave të socialistëve publikisht.

Sipas “Balkanweb”, Propozimi mori “pëlqimin” e ish-kryeministrit edhe pse nuk e pohoi me zë, por mesa duket Lulzim Basha  kishte një tjetër emër në mëndje.

Ai thirri zëdhënësen e grupit Grida Duma, të afrohet. Emri i Grida Dumës nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, i cili i është drejtuar Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord që Grida të flasë për mediat.

Zëdhënësja e grupit i është përgjigjur menjëherë thirrjes së kryetarit dhe është afruar, por nuk i ka komunikuar asgjë dhe është kthyer mbrapsht sërish, ndërsa Sali Berisha është çuar nga vendi i tij.

Lulzim Basha i gjendur në “vështirësi” është detyruar të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd, duke dalë vetë për mediat.

Më shumë në këtë kategori: « Ligji për mbrojtjen e kafshëve, Veliaj firmos peticionin: Bashkë për banorët më specialë të qytetit
Lëvizje të bujshme në administratë, Gramoz Ruçi bëhet me sekretar të ri në Kuvend (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.026153087615967
array(1) { ["section"]=> string(108) "prapaskenat-sali-berisha-refuzon-grida-dumen-ve-ne-veshtiresi-lulzim-bashen-dhe-e-detyron-te-dale-vete-95661" }