“Ky udhëheqës apo guidë e shtëpisë muze të Luigj Gurakuqit, botue në 1000 kopje në Shkodër në vitin 1973, mbetë nji akt-akuzë për të gjitha ata merhuma që për nji çerek shekullit mâ fort e mâ i brente mendimi me çue sa andej-këtej turma ambulante për mitingje sesa për kulturën. Nji qytet që lejon që t’i shembet shtëpia tribunit të kombit, gjithçka mund të jetë, përveçse votër kulturet.”- shkruan historiani Ardian Ndreca.