
Tashmë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ndërsa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar Veliajt në dyert e burgut, por jo për të ndarë të njëjtat emocione.
Teksa Veliaj ndodhet në një çast të vështirë të karrierës së tij, i akuzuar për 4 vepra penale, të rinj e të vjetër janë mbledhur ne dyert e Bllokut të Sigurisë me birra e muzikë të lartë duke kërcyer e kënduar për arrestimin e tij.
Ata kanë vendosur ta përshëndesin të parin e Tiranës me këngën “Ra faja prej fiku”, një formë metaforike për të treguar “rrëzimin e tij nga froni”.
Fati i Erion Veliaj tashmë mbetet në dorën e GJKKO pas 48 orësh qëndrimi në paraburgim. Deri atëherë qytetarët mesa duket kanë vendosur ta përcjellin drejt gjyqit të parin e Tiranës me këngë e valle.