Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Problematikat me zarfet në Greqi, Balla sqaron se çfarë ndodhi: Ky fenomen ka ndodhur edhe në shtete të tjera, ka pasur raste që...

Shkruar nga Newsbomb
Problematikat me zarfet në Greqi, Balla sqaron se çfarë ndodhi:
Taulant Balla

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ka sqaruar situatën me problematikat me zarfet në Greqi, dhe jo vetëm.

Në një lidhje për emisionin "Opinion", Balla ka theksuar se në fakt, ky fenomen ka ndodhur edhe në vende të tjera, pra jo vetëm në Greqi. Madje, sipas Ballës, ka pasur raste kur vetë qytetarët kanë shkuar për të tërhequr zarfin në një prej pikave të DHL, pas disa thirrjeve të kësaj të fundit.

Lidhur me shërbimin e DHL-së, Balla theskoi se edhe ai vetë ka ankesa për këtë. Megjithatë, ai shton se  shpërndarja e zarfeve në Greqi ka përkuar edhe me festën e Pashkës. 

“Ajo që besoj KQZ-ja e ka raportuar është se jo vetëm në Greqi, por edhe në disa shtete të tjera ka pasur zarfe që nuk kanë mbërritur në destinacion, ky është fenomen që ka ndodhur edhe në vende të tjera. Një pjesë e qytetarëve pas 3 thirrjeve nga ana e DHL-së për t’i gjetur në banesë, kanë shkuar e kanë tërhequr zarfin në një prej pikave të DHL-së.

Unë kam parë edhe përfaqësues të PD-së që postonin zarfe pafund. Në Greqi, ka pasur një vonesë në shpërndarje sepse momenti përkoi me festën e Pashkës. Kompania globale DHL vepron edhe me posta të tjera partnere. Këto janë detyrë e brendshme, unë s’jam këtu për të mbrojtur DHL-në se kam edhe unë ankesat e mia,” tha Balla. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese