
Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Pandeli Majko nga salla e Kuvendit ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt, i kryer me urdhër të SPAK.
Në fjalën e tij, Majko nxori në pah se, përveç fëmijës së Erion Veliajt, të gjithë anëtarët e familjes së tij kanë urdhër nga gjykata. Mirëpo, ai the se ndryshe nga opozita, Partia Socialiste nuk po akuzon as SPAK-un dhe as Altin Dumanit.
“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj.
Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit.
E dëgjoj shpesh që thoni ‘radha jonë', nuk është radhë kosi as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim”, tha ai.