Zjarret në Gjirokastër, Tavo lëshon akuzën e fortë: Janë të qëllimshëm, zjarrvënësit po mbështeten nga deputetët e PS

Publikuar tek Politikë
Saturday, 12 August 2017 19:52

Deputeti i Lëvizsjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë pushtuar qarkun e Gjirokastrës dhe më specifikisht zonën e Dropullit.

Nëpërmjet një statusi, Tavo ka lëshuar akuza për deputetë të mazhorancës, të cilët sipas tij mbështesin zjarrvënësit dhe ndikojnë që lejohen të lirë.

“Jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lërohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës”, shkruan Vangjel Tavo.

Më poshtë reagimi i plotë i Vangjel Tavos:

Mbështetje dhe solidarizim për të gjithë banorët e Dropullit të cilët kanë kaluar ditë të vështira dhe të rrezikshme për shkak të vatrave të zjarrit.

Mirënjohje për punën e vështirë të zjarrfikësve të bashkisë Gjirokastër, strukturave të bashkisë Dropull, forcave të armatosura dhe pilotëve që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.

I bëj apel organeve shtetërore ligjzbatuese të marrin masa për ndalimin e personave të cilët po ndezin vatra zjarri në Dropull dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Kam qenë gjatë të gjithë kohës i informuar dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e pushtetit vendor, të gjithë së bashku të përqendruar në shuarjen sa më të shpejtë të vatrave të zjarrit që po rrezikojnë jetën e banorëve. Por tani më duhet të bëj një apel publik sepse po shohim që sapo shuhet një vatër zjarri ndizet një tjetër dhe kjo hedh dyshime për akte të qëllimshme të cilat duhet të ndalohen menjëherë dhe të dënohen.

Për më tepër jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lërohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës.

Të luftosh me zjarrin është një akt heroik, por të ndezësh vatra zjarri të reja e të rrezikosh shtëpitë dhe jetën e qytetarëve është akt tradhëtie ndaj vendit dhe komunitetit, ndaj i bëj apel organeve ligjzbatuese të ndalojnë e venë përpara drejtësisë cilindo që tenton të rrezikojë jetën, shtëpinë, tokat dhe pronat e çdo qytetari në Dropull dhe mbarë qarkun e Gjirokastrës.

VT

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al