Basha në Elbasan: Do i siguroj shqiptarëve të mos kenë frikë nga të fortët

Publikuar tek Politikë
Diel, 16 July 2017 14:26

Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit duke ndarë me ta nevojën për të vazhduar betejen politike për kauzat e drejta të shqiptarëve.

Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi të korrupt​uar.

 

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike.

Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike.

Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës. Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

“25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor.

Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim.

Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan. Njësoj si në 1991 nuk ka se çfarë ti ofrojë shqiptarëve. Ekonominë e kanë në kolaps. Arkën e shtetin e kanë në kolaps. Qeverinë e ka ilegjitime pa votën e shqiptarëve. E dimë ne, e dinë shqiptarët. E di edhe ai dhe e dinë edhe socialistët”, tha Basha.

Modifikuar më Diel, 16 July 2017 14:26

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al