Gratë kandidate për 2017-ën, ja partia që mban vendin e parë dhe të fundit në LISTË

Publikuar tek Politikë
Hënë, 19 June 2017 10:18

Parti përfaqësuese apo parti mashkullore? Sipas INSTAT Shqipëria gratë përbëjnë 49 % të popullsisë, krahasuar me 51 % burra. Po në politikë? Asnjë nga 18 partitë politike konkurruese në zgjedhje nuk drejtohet nga një grua. Janë burra dhe çfarë burrash! PS ka të njëjtin kryetar prej 2005, PD prej 2013, LSI prej 2004, PR prej 1999, PDS prej 2003, dhe madje PSD prej 1991! Mali lëviz, burri nuk lëviz! 

Le të shohim të dhënat statistikore të partive politike: teknikisht duket sikur kemi përfaqësim të lartë, pasi 60% janë burra dhe 40% kandidate gra, ose 1072 kandidate gra e vajza ndaj 2666 meshkuj. DE FACTO, përqindja e grave që kanë shans për tu zgjedhur deputete, për shkak të pozicionit në listën shumëemërore është pak më e lartë sesa 2013, por shumë larg pritshmërive, premtimeve dhe standardeve që partitë politike kishin deklaruara përpara zgjedhjeve.

Tabelat ilustrojnë gratë në vendin e parë të listës dhe gratë në vendin e fundit të listës. Referuar partive që kanë potencial për mandat elektoral, PS ka 4 gra drejtuese në qarqe, PD ka 2 gra drejtuese, LSI 3, PDIU 1 etj. Ka parti politike si Partia Komuniste, e cila mbetet e vetmja që ka respektuar me rigorozitet sistemin e kandidimit të grave, 2+1 për çdo vend në listë, por që nuk ka shanse as teorike për fitoren e ndonjë deputeti. Siç rast flagrant përbën Partia Republikane, e cila sipas skemës taktike elektorale është subjekt elektoral, por nuk ka interes që qytetarët të votojnë PR. Për pasojë, ajo ka paraqitur një listë ku në 12 qarqe të parat e listës janë kandidate gra, por emrat janë tërësisht fiktivë dhe pa lidhje me politikën. Ja një shembull: kandidatja drejtues e PR në Dibër, - me arsim të mesëm dhe punon në call center.!!!!

Në përqindje kandidimi PD është 16% në distancë me PS, duke pranuar të marrë si ndëshkim edhe gjobë financiare nga ana e KQZ, gjobë që më 2013 e mori vetë PS në Gjirokastër. Rekord negativ PD ka Elbasanin, vetëm 1 grua në listën me 20 kandidatë, Kukësin me 4 kandidatë burra, dhe qarqet Fier e Berat ku në 3-4 vendet e para gjenden vetëm burra! Pavarësisht se duket se PS është shumë më lart në thelbin e vet edhe përfshirja e grave në listat e saj është shumë larg premtimeve, pasi ishte një parti që propozoi në parlament kuota 50% gjinore. Psh, në listën e Vlorës ku kandidon vetë kryeministri, pas gruas së parë në listë (numri dy), renditen njëri pas tjetrit 8 burra, në Berat në listën me 8 emra ka vetëm 1 grua, etj.

Në Poloni, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe vende të tjera në rajon apo pjesën ish komuniste, gratë politikane kanë bërë karrierë dhe kanë drejtuar edhe kabinete qeveritare. Në Shqipëri posti i kryeministrit mbetet ende punë burrash! Në Kosovë patëm një grua Presidente, në Shqipëri dy burrat u takuan në një darke dhe njëri u bë President e tjetri mbeti kryeministër! Duket përshkrim brutal, por në thelb kështu është.

Partitë kanë kultivuar pak demokraci brenda tyre dhe sistemi përfaqësues është disproporcional me vlerat e politikanëve dhe karrierat politike. Dy gratë më me karrierë në PD e PS u përjashtuan nga listat e kandidimit, dhe në vend të tyre, u emëruan gra që hyjnë për herë të parë në parlament! Një sinjal domethënës, dhe natyrisht, negativ! Për më tepër, nëse analizoni aktivitetin parlamentar 2013-2017 gratë deputete kanë qenë më aktive sesa burrat në komisione dhe në debatet politike, dhe natyrisht, asnjë prej tyre nuk ka qenë objekt i dekriminalizimit!/ ISP

vv.png

v1_copy.png

v3.png

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al