“Republika e re ishte një foshnjë që lindi e vdekur”

Publikuar tek Politikë
Premte, 19 May 2017 22:01

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka “goditur” ndaj opozitës duke thënë se “republika e re” siç e quante krueu demokrat Lulzim Basha “ishte një foshnjë që lindi e vdekur”.

Më tej Ngjela ka sulmuar Berishën teksa thotë “Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim".

POSTIMI I PLOTË:

Republika e Re u fashit pa dalë ende në pahun e kohës.
Ajo ishte një foshnje që lindi e vdekur.
Ishte marrëzia e fundit e korrupsionit të trembur.

l.
Gjithë ajo zallamahi e ngritur në ajër për një progres të shpejtë të demokracisë në Shqipëri me "themelimin e një Republike të Re", ishte një ndërmarrje e kotë. Si përherë: kotësia ka qenë natyra kryesore e politikës shqiptare në 100 vjet; por në këta njëqind vjet kotësi, vaniteti Berisha, ka qënë më qesharaku.

Gjithsesi kotësia ishte ajo që u pa sërish bashkë me Lulzimin dhe Çadrën e tij në tre muaj rresht në Tiranë. Kjo ishte një çoroditje pa objekt: të gjithë duhej të sakrifikoheshin për të shpëtuar Saliun nga ndëshkimi penal, me një revolucion.
Në fakt Saliu donte të frikësonte politikën amerikane me destabilizimin e Shqipërisë  dhe kjo shkoi kështu deri te protesta qesharakë e para disa ditëve, që në fakt e fundosi vetë Saliun.

Sali ziu nuk e njeh politikën, sepse Xhon Foster Dallesi na ka thënë: "luftën duhet ta çojmë deri në zgrip, por të mos ta shpallim".

ll.
Saliut i shkoi mendja se do ta bllokonte politikën amermkane kundrejt antikorrupsionit në Shqipëri, me forcën që mendoi se do t'i jepte "revolucioni" i tij, me kërcënimin për destabilitet. Sulmoi në një mënyrë primitive ambasadorin amerikan. Krijoi shpifje guvernatorësh, dhe humbi në arsyen e mjerimit politik: krijoi portalet antiamerikane në Shqipëri, njëlloj si në vitin 1997.

U rropat në dy vjet dhe mendoi se mund të gënjente opinionin publik shqiptar me faktin e ndërrimit të ngjyrës politike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Me këtë lloj loje të strukturuar provincialisht keq, Berisha mendoi se mund të hidhte në sulm të gënjyerit injorantë, një pjesë e mirë e të cilëve e besoi.
Ky ishte realisht kontigjenti i destabilizimit të Shqipërisë. Dhe, më së shumti, shpresën e pati te fqinjët.
Por e harroi dërkaq forcën e politikës amerikane kundër tij.

lll.
Kur ligësia e individit bashkohet me mungesën e arsyes së shëndoshë, viktima është mbartësi i ligësisë. Një ligësi e gjatë kundër shoqërisë së vet do të kishte një fund për Berishën. Fundi ishte pardje kur amerikanët ia vunë në tryezë të gjitha; ia thanë hapur se çfarë do bënin kundër tij nëse nuk hynte në Parlament dhe të votonte vetingun.

Amerika e shpëtoi dhe një herë Shqipërinë nga kërcënimi i grabitëqarëve të vet historikë
Ata tani humbën përfundimisht, bashkë me Saliun, dhe sot gjithçka është mbyllur për të:
Lulëzimi dështoi.
Shqiptarët e braktisën masivisht Berishën para disa ditësh ; por e ka irrituar tejë mase politikën amerikane.
Amerikanët që kanë tash 20 vjet në luftë me të, tani e mundën përfundimisht.

A do të jetë kjo eksperiencë për Edi Ramën?
Kjo pritet për t'u parë.

Modifikuar më Premte, 19 May 2017 22:07

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Lista e PD-së, mendoni se është fituese në zgjedhjet e 25 qershorit

Analiza & Komente

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Na duhen profesionistë zotërinj, jo vetëm nizamë për në front

Nga Shpëtim Nazarko Kisha dhënë diku një intervis...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al