Tahiri me të rinjtë e Kamzës: Mos shikoni sherrin në parlament apo në çadër, por merrni vetë fatin në dorë

Publikuar tek Politikë
Premte, 21 April 2017 09:45

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Kamëz.

Duke ju referuar çadrës së opozitës, Tahiri deklaroi se ata nuk duan zgjedhje pasi duan destabilitet dhe kërkojnë të mbajnë peng Shqipërinë. 

''Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet'', nënvizoi kreu i PS-së Tiranë.

Tahiri i bëri thirrje të rinjve të Kamzës të marrin në dorë fatin e tyre në mënyrë që të bëjmë të gjithë bashkë Shqipërinë që duam. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës u shpreh optimist se të gjithë bashkë do të kthejnë faqen e historisë për Kamzën. 

''Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën'' theksoi ndër të tjera Tahiri.

FJALA E PLOTË:

Ka ca që nuk duan zgjedhje fare, sepse nuk duan të përballen me të vërtetat. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan destabilitet. Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan ta mbajnë peng Shqipërinë. 

Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë gjyqtarët e korruptuar, sesa ju! Ka ca që nuk duan zgjedhje, sepse duan më shumë pushtetin e tyre, sesa pushtetin tuaj, pushtetin që ju takon ju. Ka ca që nuk duan zgjedhje, se duan karrigen e tyre, nuk duan mirëqenie dhe punësim për ju. 

Por në 18 qershor këto rrugë do ndahen. Në 18 qershor, ose do shkojmë të futemi të gjithë bashkë në çadër, ose në 18 qershor do i tregojmë Shqipërisë që PS dhe Edi Rama vlen aq sa për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën që duhet. Kush është sot 25 vjeç, ka lindur duke pasur Saliun në qeveri, në vitet ’90-të. Dhe është akoma sot që do të mbajë peng Shqipërinë. I njëjti njeri. Ne na duhet që ju, pikërisht ju, të rinjtë, të marrin në dorë fatin e tyre. 

Një gjë është të rrini para televizorit dhe të shikoni sherrin në parlament apo të shikoni sherrin te çadra, apo të shikoni këdo që do të mbajë peng Shqipërinë, dhe një gjë tjetër është të vendosni të lëvizni vetë! 

Të lëvizni vetë, të dilni, të bëheni bashkë, të flisni me këdo që ka mundësi t’ju dëgjojë, të bindni këdo që ka arsye mjaftueshëm t’ju kuptojë. Dhe të bindni këdo që realisht beson se ka fuqi mjaftueshëm për ta bërë Shqipërinë. Dhe unë nuk kam asnjë diskutim që ju, këtu në Kamëz, bashkë me Sadriun, bashkë me këdo që angazhohet këtu, ju mund të ktheni faqen e historisë për Kamzën. 

Kamza ka mbetur peng 20 e kusur vite, por unë kam bindjen që kjo skuadër fituese që jeni këtu, bashkë me Sadriun, në 18 qershor do ktheni faqen e historisë për Kamzën.

tahiri.jpg

 

Modifikuar më Premte, 21 April 2017 09:48

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al