Presidenti i ri, Peleshi: S’është mëkat se u dogjën 2 raunde. Luan Rama: Pse presim opozitën

Publikuar tek Politikë
E Enjte, 20 April 2017 22:41

Zgjedhja e Presidentit të ri ka krijuar jo pak debate, jo vetëm mes forcave politike në vend, por edhe më gjerë. Dy raundet e para për këtë proces janë djegur, për faktin se ende nuk ka një emër. Pas dy seancave që kanë zgjatur nga pak minuta, njëra e zhvilluar pasdites e së mërkurës, edhe një të enjten, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i tretë të zhvillohet të enjten e ardhshme.

Fill pas kësaj, në një konferencë për mediat, Meta tha se deri më 27 prill, do t’i lihet kohë opozitës për t’iu bashkuar procesit, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual.

Por sipas disa zërave, këto raunde po digjen qëllimisht nga mazhoranca, e cila deklaron se i ka votat e nevojshme, por nga ana tjetër nuk sjell kandidatura për këtë post.

Në emisionin “Të paekspozuarit” në “News24”, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se mazhoranca i ka kushtet për ta zgjedhur presidentin në komoditet, nisur edhe nga numri i votave që ka, por ai shtoi se përfshirja e opozitës në këtë proces është e rëndësishme.

“Nuk më duket se problemi më i madh i Shqipërisë sot është qëndrimi i partive politike për të bërë kërkesa për veprime sa i lejon ligji. Sa i takon zgjedhjes së presidentit, dua të them se nuk është ndonjë mëkat se u dogjën dy raunde, ndërkohë që opozita nuk është në Kuvend. Ne nuk do të donim që të bënim zgjedhjen e presidentit në komoditet, thjesht duke e votuar se numrat i kemi. Po kështu nuk duam që të hyjmë në zgjedhje pa opozitën”, tha Peleshi.

Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili theksoi se afati 7 ditë për t’i dhënë mundësinë opozitës t’i bashkohet këtij procesi, është një akt përgjegjshmërie.

“Fakti që ne duam edhe opozitë të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, është një akt përgjegjshmërie”, tha Luan Rama.

Modifikuar më E Enjte, 20 April 2017 22:42

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al