“Nishani nuk mund të pranonte burgun për ekipin korruptiv Berisha”

Publikuar tek Politikë
Hënë, 20 Mars 2017 19:29

“Aq sa pati fuqi Nishani për të shkelur kushtetutën, aq do të ketë fuqi edhe tabori i Saliut për vetingun”, kështu mendon avokat Spartak Ngjela, sipas të cilit Sali Berisha i ka kërkuar presidentit Bujar Nishani të mos dekretojë ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ngjelës, vetingu është pika qëndrore e kësaj armiqësie të egër kundër kushtetutës.

Spartak Ngjela në FB:

Kur dikush mendon të vijë në pushtet pasi të jetë dhunuar kushtetuta në favor të tij, historia demokratike e një shoqërie është fundi i të drejtave: një diktaturë sui generis.

l.

Aq sa pati fuqi Nishani për të shkelur kushtetutën, aq do të ketë fuqi edhe tabori i Saliut për vetingun.

Vetingu do të triumfojë domosdoshmërisht, sepse nuk ka forcë që ta ndalojë zbatimin e Kushtetutës tani që funksionon realisht aleanca shqiptaro-amerikane.

Edhe Bujar Nishani prandaj ù tërhiq pasi ù lëkund dhjetë ditë. (!)

Pse, vertet mendoi tabori i Saliut që do gjente një njeri që të pranonte burgun për ekipin korruptiv Berisha?

Dikush tha që do t'i jepnin shumë para Presidentit.

Një tjetër tha që, menjëherë pas mosdekretimit të ministrit, do të vinte Saliu në pushtet.

Një tjetër tha se duhet t'ia shpërblejë në "favor" Saliut Nishani, me shkelje të rëndë kushtetuese, nderin që ky i bëri kur e zgjodhi President.

Shumë hamendje ishin, por asnjë në lidhje me Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

Unë ua thashë: nuk ka mundësi, sepse po të ketë atë kompetencë, presidenti rrëzon çdo qeveri, ngaqë ekuacioni ka dy krahë. Prandaj, dekretimi i ministrit është një kompetencë formale dhe asnjëherë substanciale.

Dhe, për të sqaruar fshatarët e Saliut: po të ketë kompetencë mos dekretimin, presidenti duhet të ketë edhe kompetencën indivudualë të shkarkimit të ministrit. Në të njëjtën mënyrë: po të ketë kompetencë mos dekretimin e ministrit, presidentii ka edhe kompetencën e moshkarkimit të tij, kur këtë ia kërkon kryeministri.

ll.

E kuptoni tani? Kjo është pikërisht rrënimi i menjëhershëm i shtetit nga një njeri...

Por, kur mund të mos e dekretojë ministrin presidenti, pasi ia kërkuar kryeministri? Asnjëherë, dhe në asnjë rast.

Edhe nëse një komision hetimor parlamentar, që pas hetimit ka propozuar penalizimin e tij si deputet, dhe ketë e ka votuar parlamenti, presidenti, në një republikë parlamentare, nuk ka asnjë kompetencë të mos ngarkojë apo të shkarkojë një ministër, nëse nuk ia ka kërkuar kryeministri. Kjo ka hasur shumë diskutim teorik, sepse, në këtë rast, gjithmonë e kudo, ministrin e ka shkarkuar vetë kryeministri.

Kurse Saliu e Co. ia ka kërkuar presidentit mos dekretimi, me ca dëshmi pa betim ligjor, dhe pa hetim parlamentar për një deputet. (!!!)

E kuptoni kë keni pasur dikur president absolut? Por gjithmonë duhet të falenderojmëi vlonjatët dhe Vlorën...

III.

Si ka mundësi që shqiptarët në politikë nuk e kuptojnë se, kur kushtetuta ështe shkelur për favorin e tyre; eshtë shumë e rëndë për ata vetë dhe për të gjithë shoqërinë?

Nuk i lë pasioni i injorantit antiqytetërim... por këtë herë është edhe sëkëlldia e rëndë e të inkriminuarit që pret të ndëshkohet, e cila i ka hedhur ne akt direkt kunder kushtetutës, sidomos me vetingun.

Në fakt, vetingu është pika qëndrore e kësaj armiqësie të egër kundër kushtetutës.

Edhe kërkesa për mosdekretim; ashtu si vetë Çadra, te vetingu e kanë zanafillën, se vetingu është Thembra e Akilit ku qëndron fillimi i jetës së Reformës në Drejtësi.

Sali, nuk e ndalon dot me një Çadër qesharake funksionimin aktiv të kushtetutës shqiptare! Kjo sepse kushtetuta nuk bllokohet dot në demokraci: demokracia fundoset me bllokimin e Kushtetutës. Por deri tani ajo është bllokuar nga kolonelët, tanket dhe ushtarët. Me një Çadër? Kurrë!

Vetingu nuk mund të bllokohet pa ù fundosur më përpara demokracia dhe të drejtat në Shqipëri.

Po, ku e kemi garantin?

Te aleanca shqiptaro-amerikane. Sigurisht.

Modifikuar më Hënë, 20 Mars 2017 19:30

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Pas humbjes, a duhet të japë dorëheqjen Lulzim Basha

Analiza & Komente

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al