Hahn për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Të ndryshojnë liderët politikë dhe jo të largohen të rinjtë

Publikuar tek Politikë
Premte, 17 Mars 2017 17:49

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka folur ndër të tjera për ndryshimin e elitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Gjatë një interviste për Deutsche Welle, Hahn ka kërkuar nga liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës që të ndryshojnë politikat e tyre në kushtet kur të rinjtë janë të zhgënjyer dhe po largohen gjithnjë e më shumë nga vendet e tyre. Ai ka mbështetur angazhimin e të rinjve në politikë, si e vetmja mënyrë për të bërë ndryshimin në këto shtete.

“Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para një situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, kur njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë. Për të ndryshuar cilësinë e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. Kam folur me të rinjtë dhe u them se është e mrekullueshme që angazhoheni politikisht. Se nëse nuk e bëni ju e bëjnë të tjerët, dhe ata marrin vendime që prekin edhe jetën tuaj”, është shprehur Hahn.

Intervista:

Në një kohë që në Ballkan ka probleme në proceset e zhvillimit demokratik  dhe ekonomi, shfaqen tani edhe tensione ndërshtetërore apo ndëretnike. Në takimin e gjashtë krerëve ballkanikë në Sarajevë ju propozoni krijimin e një tregu të përbashkët. A është kjo rruga e duhur për uljen e tensioneve?

Johannes Hahn: Po, kjo është rruga e duhur. Procesi i Berlinit ka idenë e procesit europian. BE ka bërë që të sigurohet paqja në kontinent. Rajoni i vetëm, ku Europa nuk është e sigurtë 100% për paqen është Ballkani. Procesi i Berlinit nuk është gjë tjetër, veçse dyfishimi i idesë themeluese të BE. Përmes bashkëpunimit intensiv të largohet oreksi për shkatërrim. Këtu ka fusha të ndryshme bashkëpunimi: transporti për shembull, ku thjesht me ndërtimin e autostradave vendet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po ashtu hekurudha. Këto çojnë në varësi e lidhje të gjithanshme. Dhe kur të kemi tregun e përbashkët, atëherë mund të ndiqen po të këto qëllime, pra të ofrojmë një kontribut për paqëtimin, duke përgatitur paralelisht integrimin europian. Një perspektivë e shkurtër e afatgjatë.

Kundër propozimit tuaj ka rezistencë nga Mali i Zi dhe Kosova...

Sigurisht duhet të bëjmë punë bindëse. Mendoj se ia kam dalë të heq disa shqetësime. Pra, varet nga ekipet tona që të bëjnë të qartë gjatë përgatitjeve të samitit të Triestes, se çfarë është në thelb tregu i përbashkët. Edhe skeptikët do ta kuptojnë se ai është në interes të tyre.

Çfarë dinamike sjell tregu i përbashkët për këto vende?

Nga njëra anë nuk dua që ato vende që ecin më shpejt përpara në këtë gjë të kenë probleme, ky do të ishte sinjali i gabuar. Nga ana tjetër po ta shohim nga interesi i përbashkët, është mirë që disa gjëra të përshpejtohen. Shpresoj nga vënia në realitet e këtij projekti që vendet që çalojnë t'i bashkangjiten më shpejt të tjerëve.

Takimi i Sarajevës është edhe përgatitje për procesin e Berlinit që zhvillohet këtë vit në Trieste. Çfarë do të mund të vendoset aty?

Në rastin më ideal një vendim parimor për krijimin e tregut të përbashkët. Kjo mund të bëhet, nëse malazezët e kosovarët e dinë se për çfarë bëhet fjalë dhe nuk kanë më kundërshtime e të tjerët që donin më shumë të kuptojnë, se nuk bëhet ndryshe, por që ky është hapi i parë. Shpresoj po ashtu që të arrihet një nënshkrim i marrëveshjes për komunitetin e transportit (Transport Community Treaty), që mund të përshpejtojë çështjet e transportit.

Bashkëpunimi ekonomik është njëra anë. Por BE është bashkësi vlerash, këtu shtetet e Ballkanit kanë deficite të dukshme, sidomos liderët ballkanikë janë në qendër të kritikave...

Po e vërtetë është që kemi një fenomen, që në këto  vende ka "player" të cilë janë prej shumë kohësh aty dhe që për arsye të ndryshme është e vështirë që kjo të ndryshohet në këto vende. E me sa kuptoj ata duan të vazhdojnë të jenë në skenë. Liderët do ta kuptojnë, që duhet të ndryshojnë, kur vjen momenti që të rizgjidhen. Para një situate, kur të rinjtë dinamikë largohen nga vendi, që kemi një papunësi të lartë, sidomos tek të rinjtë, kur njerëzit janë të zhgënjyer, ata e kuptojnë së gjërat duhet të ndryshojnë. Për të ndryshuar cilësinë e jetës së njerëzve duhet të ndryshojnë edhe kushtet ekonomike. E këtu unë kam gjithmonë tezën time që e përsëris jo vetëm në Ballkan, se atraktiviteti ekonomik rritet me sigurinë e shtetit ligjor.

Mendoni se ndryshimi është i mundur pa ndryshime elitash?

Kam folur me të rinjtë (Projekt e4u9 dhe u them se është e mrekullueshme që angazhoheni politikisht. Se nëse nuk e bëni ju e bëjnë të tjerët, dhe ata marrin vendime që prekin edhe jetën tuaj. Erdhi dikush, që më tha se është shumë e vështirë të krijohet një parti, por ata kanë vendosur ta bëjnë këtë. Sigurisht tek të rinjtë kanë filluar të ndryshojnë disa gjëra. Ata që kanë kuptuar se strukturat tradicionale nuk sjellin gjë e krijojnë të reja, ne e mbështesim këtë.

Vërehet rritje e ndikimit rus dhe të Turqisë, atraktiviteti i BE-së ka rënë...

Në Serbi mbështetja për BE-në është 52%, në vende të tjera 75%, në Shqipëri 90%. Me këto shifra duhet të jemi më të vetësigurtë. Kjo nuk do të thotë që nuk pranojmë kritika. Problemi që kemi është se ne pikërisht në emër të kësaj aspirate europiane paraqitemi si dikush që vë kushte. E kur dikur të vë kushte, si reformat, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, prandaj nisma si tregu i përbashkët, apo dyfishimi i buxhetit të  programit "Erasmus" për bursat, synojnë që njerëzit ta kuptojnë vlerën e shtuar.

Si e shpjegoni ju domosdoshmërinë e angazhimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?

Evropa duhet ta kuptojë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i paqëndrueshem, pa stabilitet dhe me potecial relativisht të madh rreziku. Në rast se ndodh diçka ne mund të përjetojmë një valë të madhe migrimi si para 20 vjetësh. Rrugët nga Ballkani në BE janë të shkurtra. Por pozitivja është se ky rajon ka potencial të madh rritjeje ekonomike dhe në rast se krijohet tregu i brendshëm në rajon mund të krijohen vende pune. Ne si BE kemi interes për stabilitet në rajonin tonë fqinjë. Unë them gjithmonë, ne ose do të eksportojmë stabilitet ose do të importojmë mungesë stabiliteti. Kjo vlen si për Ballkanin edhe për vendet e partneritetit lindor dhe jugor.

Modifikuar më Premte, 17 Mars 2017 17:50

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al