Ndryshimet në qeveri, Bojaxhi: Janë të gjithë njëlloj, majtas e dhjathtas

Publikuar tek Politikë
Hënë, 13 Mars 2017 20:00

Anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë Gjergj Bojaxhi i ka cilësuar zëvendësimet e fundit të ministrave të qeverisë Rama si lëvizje figurash dhe një tjetër manovër e politikës pa asnjë rëndësi për interesin e qytetarëve. Sipas Bojaxhi, politika po vijon në linjën e përmbushjes së interesave të veta në të dyja kampet. Në një deklaratë për mediat, ai e cilëson situatën në vend si tragjikomike.

"Të gjithë e ndoqëm "show"-n tragjikomik të politikës në fundjavë, e cila fatkeqësisht ka zëvendësuar emisionet (jo)argëtuese, dhe kjo po vjen me kosto për shqiptarët. Një situatë e tillë pritej nga kjo klasë politike, ashtu siç pritej edhe mungesa e vullnetit pozitiv për të vendosur interesat e njerëzve përpara atyre partiake, në të dy krahët. Politika e ka kuptuar gabim nocionin e ndryshimit. Ajo thjesht ndërron figurat pa ndryshuar vullnetin për politikë më të mirë. Janë të gjithë njëlloj, majtas e dhjathtas", shprehet Bojaxhi.

Anëtari themelues i SFIDA për Shqipërinë tha se nuk ka asnjë domethënie ndryshimi i emrave të ministrave, kryeministrave, apo i partive në pushtet për sa kohë që çdo gjë është në shërbim të protagonistëve e jo të interesave të njerëzve. Ai tha se vota qytetare e 18 qershorit duhet të nisë procesin e shkëputjes nga kjo klasë politike njëherë e përgjithmonë.

"Me votë do të mund ta ndalim këtë politikë që nuk na përfaqëson dhe që përpiqet të na nëpërkëmbë në çdo rast. Njëherë e përgjithmonë do të shkëputemi prej saj, duke rikthyer vlerat dhe duke ngritur një politikëbërjeje të merituar nga qytetarët" tha Bojaxhi.

Gjatë deklaratës, Bojaxhi, në emër të partisë SFIDA për Shqipërinë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mendojnë se niveli i kësaj politike nuk u pëlqen të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje dhe të marrin në kontroll të ardhmen e tyre.

"SFIDA mblodhi gati gjysmën e firmave të nevojshme për t'u regjistruar në zgjedhje në dy ditë. Ne jemi të hapur ndaj të gjithëve që duan të përfaqësojnë dhe të përfaqësohen nga njerëz me të njëjtat vlera si ata. SFIDA është duke bashkuar mbështetës në çdo qytet të Shqipërisë, të cilët përmes firmës dhe angazhimit të tyre po vendosin të marrin të ardhmen në kontroll", përfundon deklaratën Gjergj Bojaxhi i SFIDA për Shqipërinë.

Modifikuar më Hënë, 13 Mars 2017 20:02

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al