Iku nga MAPO, shpërthen Alfred Lela: S’e bëja dot atë që më kërkoi Çili. Zbulon edhe çfarë i shkroi në "What’s app" Shkullakut Featured

Publikuar tek Politikë
E Enjte, 12 Janar 2017 07:50

Ditën e djeshme kanë ndodhur dy lëvizje të rëndësishme në median shqiptare. Armand Shkullaku është larguar si drejtor i televizionit informativ ABC Neës, ndërsa Alfred Lela është larguar nga drejtimi i gazetës MAPO.

Syri.net shkroi u largua pasi sulmoi kryebashkiakun Erion Veliaj por vetë Lela e mohon një gjë të tillë ndërsa zbulon se pas mbarimit të kontratës, themeluesi i MAPO-s, Henri Çili i ka kërkuar të ruante vijën editoriale “Një mandat i dytë për Ramën refromator”, gjë të cilën Lela thotë se s’mund ta pranonte kurrsesi.

Ish drejtori zbulon edhe mesazhin që i ka dërguar kolegut të tij armand Shkullaku pas largimit.

JA REAGIMI I PLOTË I ALFRED LELËS:

Nuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn, sic shkruan syri.net por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date. Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET. Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve "nje mandat te dyte per Ramen reformator". Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike. Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo. Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im. Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme. Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri-tjetrit. Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne ëhatsupp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen.

Modifikuar më E Enjte, 12 Janar 2017 07:51

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Nga vjen pasuria e madhe e disa gazetarëve në Shqipëri?

Analiza & Komente

Artan Fuga: Nuk ka ngjarje, as lajm nga Mapoja

Nga Artan Fuga:  Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku &eum...

Lakrorit iu hapën petët, yndyra po na mbyt të gjithëve…

Nga Anila Basha Nuk mund të mos pranoj se debati i hapur në...

"Kur të nderojnë edhe ata që nuk të duan"

Nga Astrit Patozi: Ka shumë njerëz në Shqipëri, q...

“Djalli fshihet në detaje”

*Nga AFRIM KRASNIQI  “Djalli fshihet në detajet&rdquo...

E duam rininë si gjithë europa...

Nga JULIAN HOXHAJ Pak e transformuar por aspak jashtë thelbit. I...

‘PISA’ DHE PISAT E SHQIPËRISË

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI për newsbomb.al Pas njohjes me r...

Dossier

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Themelimi i Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Historik Kombëtar

Nga Karl Gurakuqi Shkëputur nga ditari i tij… Ditar The...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al