Komisionet i Integrimit dhe Komisioni i Jashtëm: Aty ku VIP-at e politikës sille si spektatorë (TABELAT ME TË DHËNAT MONITORUESE)

Publikuar tek Politikë
Wednesday, 11 Janar 2017 18:50

Komisioni i Integrimit Evropian dhe Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament janë komisione me fokus të përafërt pune, dhe me vlerë në procesin e përafrimit drejt BE. Komisioni i Integrimit mbetet specifik, për shkak se në të bëjnë pjesë dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare, Ruçi e Paloka, dhe se kryetari është nga opozita (Bregu). Tek Komisioni i Politikës së Jashtme, bëjnë pjesë disa ish ministra (Dade, Bumçi, Blushi, Leskaj, Islami, si dhe ish kryetarët e parlamentit Topalli e Dokle). Monitorimi i aktivitetit të tij nga Instituti i Studimeve Politike ofron të dhëna interesante.

 

komisioni-i-jashtem1.png

Gjatë sesionit parlamentar të vjeshtës këto komisione kanë pasur një numër minimal mbledhjesh: 4 mbledhje komisioni për integrimin dhe dy herë më shumë, 8 mbledhje, komisioni i jashtëm. Tematika e mbledhjeve është e kushtëzuar nga praktika rutinë të punës, – kryesisht kalim teknik të ligjeve që lidhen me komisionet, raport progresi i BE, çështjet e buxhetit në sektorët që mbulojnë, si dhe seancat për problematika të veçanta të ambasadorëve dhe MPJ. Komisioni i Integrimit ka seanca të shkurtra mbledhjeje, dhe vetëm në një rast ka më shumë se dy diskutues. Pra, janë më shumë mbledhje formale rutinore sesa debate e diskutime të standardit të lartë, në përputhje me pritshmërinë publike që ka ky komision.

 integrim1.png

Ajo që bie dukshëm në sy në të dhënat monitoruese të këtyre komisioneve është fakti se figurat kryesore politike që bëjnë pjesë në to, nuk janë angazhuar dhe thuajse nuk kanë pasur asnjë rast të vetëm të ndërhyrjeve në formë komenti, diskutimi apo amendimi. Tek Integrimi nuk kanë folur asnjëherë asnjëri nga kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Ruci e Paloka, madje numri i deputetëve që nuk kanë folur asnjëherë është dukshëm më i lartë sesa numri i atyre që kanë folur (në raportet 6 me 4). Tek komisioni i jashtëm nuk kanë marrë folur asnjëherë figura të njohura politike si Topalli, Idrizi dhe Blushi, ndërkohë që deputetët më me shumë angazhim përveç kryetares, kanë qenë Islami e Bumçi. Fakti se deputetët më të heshtur të këtij komisioni bëjnë pjesë në listën e deputetëve më aktiv në diskutimet në seancat plenare në Kuvend, do të thotë se aktiviteti në Komision nuk merr rëndësinë e duhur dhe nuk përbën një tribunë promovimi të politikës dhe politikanëve me ambicie publike.

Një element tjetër tipizues në punën e këtyre dy komisioneve është fakti se tek Integrimi nuk ka konflikt politik dhe debatet janë kryesisht për çështje të rëndit të ditës, kurse tek Komisioni i Jashtëm shpeshherë ka debate e replika politike, jashtë rendit të ditës ose të prirura nga axhenda politike. Axhenda e komisionit, sipas rutinës edhe të komisioneve të tjera parlamentare, është e diktuar nga rendi i ditës në procedurën e ligjeve, dhe mungojnë, si kudo, nismat specifike të komisionit për trajtime të thelluara të problematikave të sektorit.

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si e kuptoni strategjinë e opozitës:

Analiza & Komente

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

"Je suis Romania!!"

Nga Afrim Krasniqi ...

Kryeministri…

Nga Edmond Arizaj Edi Rama vazhdon të ngjitet. Që në s...

Kush fitoi me shkarkimin e Manjanit: Rama apo Meta?

Nga Blendi Fevziu Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu p&...

3 skenarët: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Metën këtë javë

“Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë...

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbre...

Fred Peza dhe shpërthimi i qelbit nga gazetaria e infektuar!

Nga Ylli Pata Alfred Peza nuk është një viktimë ...

Dossier

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al