Ministri i ri i Jashtëm i Malit të Zi vizitën e parë e zhvillon në Tiranë, Bushati: Tregues për marrëdhëniet e ngushta

Publikuar tek Politikë
Tuesday, 10 Janar 2017 18:52

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Srđan Darmanović, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Ministri Bushati shprehu kënaqësinë që vizitën e parë pas marrjes së detyrës homologu malazez po e zhvillon pikërisht në Tiranë, çka është një tregues i marrëdhënieve shumë të ngushta fqinjësore dhe i rëndësisë që të dy vendet i kushtojnë thellimit të këtij bashkëpunimi.

Gjatë bisedës, Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si në rrafshin dypalësh ashtu edhe atë rajonal dhe të perspektivës së përbashkët euro-atlantike. Ai evidentoi domosdoshmërinë e konkretizimit të projekteve ndërkufitare, me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës së popullsisë në dy anët e kufirit. Dy Ministrat u ndalën në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe projekteve të ndërlidhshmërisë si një zhvillim cilësor për avancimin e rajonit drejt familjes europiane.

Duke vlerësuar rolin e minoriteteve respektive si ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona, Ministri Bushati përshëndeti Marrëveshjen e arritur mes partive të koalicionit qeveritar në Malin e Zi, ku përfshihet edhe plotësimi i disa kërkesave të popullsisë shqiptare si dhe inkurajoi homologun malazez në avancimin drejt zyrtarizimit të Komunës së Tuzit. Në këtë kontekst, Ministri e vuri theksin tek nevoja e një shqyrtimi serioz e gjithëpërfshirës të kërkesave të shqiptarëve të Malit të Zi në drejtim të përmbushjes së të drejtave të tyre legjitime përfaqësuese, ekonomike e kulturore, një integrimi më të mirë të tyre në shoqëri, në përputhje me termat e kësaj marrëveshjeje.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Darmanović konfirmoi vendosmërinë e qeverisë së tij për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv dypalësh, si dhe të procesit të integrimit euro-atlantik të Malit të Zi, me synimin e anëtarësimit në NATO dhe BE. Në këtë aspekt, Ministri Darmanović falënderoi Ministrin Bushati për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Malit të Zi në procesin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.  “Shqipëria ka mbështetur Malin e Zi në rrugëtimin e tij drejt NATO-s, duke e konsideruar atë një proces të merituar dhe një investim të rëndësishëm për sigurinë e rajonit tonë”, u shpreh Ministri Bushati.

Të dy ministrat u ndalën në situatën gjeopolitike dhe zhvillimet më të fundit me të cilët përballet sot Europa Adriatike dhe Ballkani Perëndimor, duke evidentuar nevojën për një bashkërendim më të mirë në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Modifikuar më Tuesday, 10 Janar 2017 18:54

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al