Faleminderit ''të dashur'' tradhëtarë

Publikuar tek Analiza & Komente
Hënë, 12 December 2016 14:06

Nga Marin Mema

Keni kohë që ''rregjeni'' duke folur për të drejtat e shqiptarëve në FYROM kur në fakt keni punuar vetëm kundër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj. Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në FYROM!

Nuk mundem të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vërtetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Nuk dënjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të interesit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës (sepse në kushtet e një rivaliteti të tillë mundësitë ishin reale)! Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes Vmro - Lsdm për të faktorizuar votën e shqiptarëve duke i detyruar të dyja këto forca që të kërkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar . E mendoni dot ''të dashur'' tradhëtarë? Një kryeministër shqiptar për Shkupin, për Manastirin, për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e madhe ,Ohrin, Strugën , Prilepin, Kumanovën e kudo...

Lsdm ka fituar ne zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytezuar kandidate shqiptare. A nuk ju vjen turp, juve krereve te partive politike shqiptare ? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët!!

Ju nuk kerkoni me shume punesim per shqiptaret, nuk kerkoni me shume investime, me shume pjesemarrje, me shume angazhim, me shume te drejta. Nuk kerkoni nje arsim me cilesor, e gjithçka u takon si një popullësi autoktone!! Shqiptaret gjithnje e me shume po largohen nga ky vend sepse nuk kane asnje mundesi . Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë.

Kurre nuk keni kerkuar te mbyllni gropen e madhe qe ka boshatisur zona te tera tradicionalisht shqiptare siç jane Shkupi, Manastiri , Ohri e keshtu me rradhe... E pra në këto qytete faktori shqiptar po shuhet!!

Ju nuk jeni shqiptar! Ju jeni gjithçka përveçse shqiptar, edhe emër është e vështirë t'ju vesh... Sot eshte nje dite e zeze qe tregon edhe njehere se ç'mund te beje nje politike e shitur dhe e blere si rrobe pa vlere, se ç'mund te bejne ca njerez te veshur me pushtetin e parase e te dhunes, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhëtise!!! Po ju jeni tradhetare !!! E ftoj çdo shqiptar ne Fyrom t'ju quaje te tille, Tradhëtare!!!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s'doni t'ja dini për asgjë...

PS : Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njërës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marrë postin më të lartë e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlerë!! Kjo është zgjidhje!! Gjithçka tjetër është tradhëti!!!

Modifikuar më Hënë, 12 December 2016 14:07

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si e kuptoni strategjinë e opozitës:

Analiza & Komente

Vetingun apo zgjedhjet?

Nga Artan Fuga ...

"Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet"

Nga Gjergj Bojaxhi (Anëtar i Forumit të Trashëgimis&eum...

Përballë Sali Berishës!

Nga Arbana Xharra- Kryeredaktore e gazetës “Zëri&rdquo...

Luli u zgjua…Le të fillojë opozitarizmi

Nga Anila Basha - Drejtore e Newsbomb.al ...

Shpërthen politologu Afrim Krasniqi: Krim shtetëror në Durrës, reagoni sa s’është vonë

Nga Afrim Krasniqi E ka ditur Kryetari i Bashkisë, e ka ditur K...

Në zemër të Myzeqesë (Foto)

Nga Besim Dybeli Reportazh përshkrues nga qyteti i Fierit N&eum...

"Je suis Romania!!"

Nga Afrim Krasniqi ...

Kryeministri…

Nga Edmond Arizaj Edi Rama vazhdon të ngjitet. Që në s...

Kush fitoi me shkarkimin e Manjanit: Rama apo Meta?

Nga Blendi Fevziu Telenovela nuk mbaroi. Edhe pse ajo shërbeu p&...

3 skenarët: Ja çfarë do të ndodhë me Ramën dhe Metën këtë javë

“Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë...

Fundet, peliçet dhe ferexhetë

Nga Ilir Ikonomi Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbre...

Fred Peza dhe shpërthimi i qelbit nga gazetaria e infektuar!

Nga Ylli Pata Alfred Peza nuk është një viktimë ...

Dossier

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al