Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hasi dhe Tropoja “nuk e lëshojnë” Sali Berishën! Shkodranët “besnikë” ndaj PD-së, zonat ku demokratët janë para

Shkruar nga Newsbomb
Hasi dhe Tropoja “nuk e lëshojnë” Sali Berishën!
Sali Berisha

Në një kohë kur në shumicën e qarqeve është duke kryesuar bindshëm Partia Socialiste, disa zona në veri mesa duket nuk kanë “ndërmend” të “lëshojnë” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga të dhënat e përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se demokratët janë në “rrufë të drejtë” në qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike në këtë qark kryeson me 15946 vota, e përkthyer në përqindje me 41.07%. Ndërkohë që ndiqen më tej nga socialistët me 35.08%, ose e thënë ndryshe 13622 vota.

Partia Socialdemokrate është forca politike e cila ka “zënë” vendi ne tretë në këtë qark me 7339 vota.

Për t’iu futur më imtësisht këtij qarku rezulton se demokratët po udhëheqin në Fushë-Arrëz, Pukë, Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që në Malësi të Madhe deri më tani kryesojnë socialistët me 1849 vota, ndërsa demokratët në këtë zonë marrë deri më tani 1206 vota.

Po nga statistikat e afishuara nga KQZ rezulton se edhe qarku i Kukësit deri në këto momente është blu. Partia Demokratike në këtë qark ka arritur që të marrë 51.86 të votave, ndërkohë që socialistët 31.90% të votave.

Ndërkohë në Has procesi i numërimit të votave ka përfunduar ku Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të marrë 3547 vota, ndërsa Partia Socialiste 2231 vota. Në vend të tretë është listuar Partia Socialdemokrate me 841 vota.

Hasi dhe Tropoja “nuk e lëshojnë” Sali Berishën!
Rezultat ne Has

Në Kukës numërimi i votave po vijon, teksa deri më tani janë numëruar 34 qendra votimi, nga 73 në total. Deri më tani kryeson bindshëm Partia Demokratike me 4035 vota, e ndjekur më pas nga Partia Sociliste me 2863 vota.

Tropoja as kësaj herë mesa duket nuk do të “lëshojë” ish-kryeministrin Sali Berisha. Deri në këto momente kur janë numëruar 14 qendra votimi, nga 38 në total, 2530 tropojanë kanë votuar për Partinë Demokratike, ndërsa Partia Socialiste deri më tani ka marrë 1126 vota.

Ndërkohë që vlen të theksojmë se edhe në Kavajë Partia Demokratike është duke udhëhequr me 2557 vota. Partia Socialiste deri më tani ka marrë 2186 vota, ndërkohë që në vend të tretë Partia Socialdemokrate me 107 vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese