Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Evi Kokalari i kthehet keq konsulentit amerikan të Berishës: Ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Evi Kokalari i kthehet keq konsulentit amerikan të Berishës: Ai
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka bërë një reagim ditën e sotme me konsulentin e kontratuar së fundmi nga PD, Chris LaCivitan.

Ajo është shprehur se është e trishtueshme të shohësh dikë pranë presidenti Trump është këtu, për të bërë punën e një njeriut të korruptuar në Shqipëri, duke iu referuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Për foton e publikuar nga Civitas me kryeministrin Rama me Alex Soros, ajo është shprehur se ishte Berisha ai që e solli Sorosin në Shqipëri.

Ndër të tjera, Kokalari deklaron se Berisha është arsyeja pse shqiptarët nuk mund ta largojnë Ramën nga pushteti.

Deklarata e plotë:

Hej Chris, sa je paguar për ta thënë këtë? A e kupton që Berisha e solli Sorosin në Shqipëri? Të dy kishin një marrëveshje që e prishi Berisha dhe Soros e largoi atë.

Është e trishtueshme të shohësh dikë pranë Presidentit, të bëjë punën e pistë të një njeriu të korruptuar në Shqipëri. Berisha është arsyeja kryesore që shqiptarët nuk mund ta largojë Ramën. Por, këtë do ta mësoni së shpejti. Jo se do të jetë e rëndësishme për ty sepse po e bën këtë për para. Por ka rëndësi për mua, se unë kam lindur atje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese