
Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi për arrestimin e bujshëm të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo ka rikthyer një sekuencë nga një dalje publike të Ramës teksa citon politikanen, e cila ka thënë më parë se një goditje fatale do të prekë qeverinë Rama.
Ndër të tjera ajo shkruan se dhimbja e Ramës është e pafund si dhe lista e arrestimeve po vazhdon, ndërsa tashmë Kryemadhi “parashikon” se i radhës është vetë Edi Rama.
“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote,” shkruan Monika Kryemadhi.