Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

DETAJE nga ARRESTIMI i Erion Veliajt, SPAK masë sigurie edhe për Ajola Xoxën

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga ARRESTIMI i Erion Veliajt, SPAK masë sigurie edhe për Ajola
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e bujshëm të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Njëjtë si dhe raportuam më herët i pari i Tiranës ka rënë në pranga mesditën e kësaj të hëne ku agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me kërkesë të SPAK ekzekutuan masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sakaq mësohet se një tjetër masë është kërkuar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën për të cilën është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se mëngjesin e 6 dhjetorit, rreth orës 08:00, agjentët e BKH-së shkuan në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj ku dhe sekuestruan telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Pas kontrolleve në shtëpi, agjentët e BKH-së të shoqëruar nga Ajola Xoxa u zhvendosën në ambientet e galerisë “Harabel”, ku ushtruan kontrolle dhe sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura lidhur me pasurinë e Veliaj dhe familjarëve të tij.

Kontrolle u kryen dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliaj. Avokatët e tyre menjëherë pas momentit të kontrolleve pretenduan se sekuestrimi i dokumentave të cilat nuk ishin të përpiluara në kërkesën e SPAK ishte në kundërshtim me ligjin.

Avokatët e bashkëshortes dhe vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ankimuan kontrollet e oficerëve të BKH-së duke pretenduar se janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Por Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi ankimimin e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës për kthimin e telefonit dhe dokumentave të marra nga oficerët e BKH-së më 6 dhjetor. 

Më pas më 14 janar, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan edhe në apartamentin 11/4 në Sky Tower, i cili siç u raportua dhe më herët dyshohej se përdorej nga Xoxaj.

Këto kontrolle erdhën në kuadër të hetimit që ka si objekt korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë nga ana e kryebashkiakut.

Hetuesit sekuestruan në apartamentin “sekret” të Xoxës dhjetëra dokumente, të cilat u vlerësuan më rëndësi për zbardhjen e çështjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese