Përlotet Lorik Cana, fjalët plot ndjenjë të kapitenit pas lamtumirës vazhdojnë (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 18:38 10-10-2017 Përlotet Lorik Cana, fjalët plot ndjenjë të kapitenit pas lamtumirës vazhdojnë (FOTO)

Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka deklaruar dje tërheqjen si lojtar, por angazhimet e tij në këtë fushë do të vazhdojnë.

Përpara ndeshjes me Italinë ai përshendeti tifozët duke bërë xhiro në këmbë rreth stadiumit teksa mbante djalin e tij në krahë, dhe në fund mori dhuratë një suvenir ku ishte e gdhendur fanella e kombëtares që ai ka veshur për vite me rradhë.

Por lamtumirën për tifozët dhe falenderimet ish-kapiteni 34-vjeçar nuk i ka lënë me kaq.

Në rrjetin social Instagram ka shkruajtur një status ku falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar në këto 14 vjet karrierë: të afërm, miq, bashkëpunëtorë dhe shprehet se ndihet krenar dhe me fat që i ka patur afër vetes per tërë këto vite.

Në foton e postuar vihen re sytë e kapitenit të kombëtares të mbushur me lot gjatë lamtumirës në fushë pasi ky vendim i marrë nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

Screenshot_42.jpg

Më shumë në këtë kategori: « E tmerrshme, golshënuesi ndaj Shqipërisë Isco sulmohet me thikë pas ndeshjes (SI U SHMANG TRAGJEDIA)
Tronditet bota e Wrestling, vdes në ring mundësi i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709
array(1) { ["section"]=> string(88) "perlotet-lorik-cana-fjalet-plot-ndjenje-te-kapitenit-pas-lamtumires-vazhdojne-foto-95417" }