Pas dështimit në verë, Inter do të tentojë goditjen e madhe në merkato në Janar

Publikuar tek: sport, më 21:09 07-09-2017 Pas dështimit në verë, Inter do të tentojë goditjen e madhe në merkato në Janar

Mund të cilësohet si dështimi i vetëm i Interit në këtë merkato, mungesa e blerjes së një mbrojtësi cilësor që do mund të zëvendësojë Skrinar apo Miranda në raste dëmtimesh të mundshme.

Kjo pengesë në merako siç u shpejgua më vonë erdhi sipasojë e një bllokimi që u bë nga ana e qeverisë kineze e cila i pengoi invesitorët e saj që të nxirrnin shuma të mëdha parash jashtë shtetit.

Por mesa duket ky bllokim do të jetë vetëm për sesion veror të merkatos, pasi në janar Inter do të jetë i lirë për të bërë shpenzimet e duhura në merkato.  

Dhe me prioritet po shihet blerja e një qendër mbrojtësi dhe një qendër mesfushori që do mund të përballonin gjithë kampionatin, shkruan "Tuttomercatoweb".

Për mbrojtjen tekniku Spaleti ka menduar  një mes Mustafit dhe Boateng si dy alternativa interesante. Ndërsa për mesfushën e milanezëve në tryezën e drejtuesve janë emra si Vidal, Naingolan dhe Iniesta.

Vetëm janari do e tregojë nëse këto emra do të mbeten sërish zëra merkatoje apo vëretet do të ketë diçka konkrete. /newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0028510093688965
array(1) { ["section"]=> string(84) "pas-deshtimit-ne-vere-inter-do-te-tentoje-goditjen-e-madhe-ne-merkato-ne-janar-91544" }