Panuçi merr "frerët" e përfaqësueses kuqezi: Pa respektin dhe oraret kombëtarja do kthehet në cirk

Publikuar tek: sport, më 09:09 07-09-2017 Panuçi merr

Trajneri i Kombëtares, Cristian Panuçi ka prekur të gjitha pikat e nxehta në këto ditë. Ai madje tregon haptazi që orari është problem kryesor dhe nëse nuk respektohet, Kombëtarja do të kthehet në një cirk.

"Është një grup i shkëlqyer që e ndjejnë thellësisht faktin që luajnë për Shqipërinë dhe janë shqiptarë. Gjatë punës duhet të jesh serioz dhe ata janë gjatë gjithë kohës. Natyrisht duhet të jemi koshientë më shumë imazh Shqipërisë kur fiton. Të gjithë jemi të lumtur, ndërsa kur nuk fiton nuk është më e njëjta situata.

Unë dua që lojtarët e mi kur të vijnë në ekipin kombëtar të ndihen mirë. Për këtë duhet të ketë një respekt karshi fanellës që veshin. Pa respektin e orareve dhe rregullave të FSHF-së, kthehet në një cirk.

Unë nuk dua që ndonjë prej lojtarëve të ndihet më i mirë apo më i keq se sa tjetri. Për të qenë edhe më i qartë, ekipi kombëtar nuk është një vënd për të cilin mund të kërkosh leje për të ardhur një ditë më vonë. Shumë lojtarë kanë firmosur me skuadrat e tyre falë Kombëtares", u shpreh ai./ newsport.al

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094
array(1) { ["section"]=> string(101) "panuci-merr-freret-e-perfaqesueses-kuqezi-pa-respektin-dhe-oraret-kombetarja-do-kthehet-ne-cirk-91453" }