Panucci: Kjo skuadër e sotme do jetë baza e ekipit

Publikuar tek: sport, më 22:48 09-10-2017 Panucci: Kjo skuadër e sotme do jetë baza e ekipit

Ka përfunduar sot aventura e kombëtares shqiptare në Kupën e Botës. Kuqezinjtë janë renditur në vendin e tretë të grupit e si rrjedhojë nuk kanë arritur të kualifikohen më tej.

Është Spanja e vendit të parë e kualifikuar direkt ndërsa Italia që arriti të tifojë sot me rezultatin minimal në “Loro Boriçi” hyn në zonën e “Play Off”.

Trajneri italian i kuqezinjve Cristian Panucci, u shpreh në përfundim të ndeshjes se skuadra e sotme do jetë baza e ekipit në eleminatoret e ardhshme.

Shqipërinë e presin përballje të reja në tetorin e vitit të ardhshëm për kompeticionin e Europianit.

“Luajtëm me guxim, bëmë një ndeshje shumë të mirë, patëm 3 raste të pastra, por nuk arritëm.

Skuadra e sotme do të jetë baza e ekipit për eleminatoret e ardhshme.

Duhet të jemi më të këqinj në aspektin e shënimit të golit, pasi ne patëm më shumë raste se Italia, por nuk fituam, nuk duhet të falim para portës.

Buffon priti disa raste që ne patëm, edhe ky është një faktor që ndikoi”, tha Panucci.

Më shumë në këtë kategori: « Përfundojnë të gjitha ndeshjet, ja si është renditja e 6 skuadrave në grupin e Shqipërisë
Detaji interesant, Ramës ia bënë dhuratë fanellën, Kandreva shënon golin për Italinë »
Article Logic
Execution time: 0.003993034362793
array(1) { ["section"]=> string(55) "panucci-kjo-skuader-e-sotme-do-jete-baza-e-ekipit-95314" }