Ndeshja Shqipëri-Itali, zbardhet shuma marramendëse që FSHF nxorri nga biletat

Publikuar tek: sport, më 10:10 11-10-2017 Ndeshja Shqipëri-Itali, zbardhet shuma marramendëse që FSHF nxorri nga biletat

FSHF-ja arkëtoi nga shitja e biletave për ndeshjen me Italinë një shifër prej 516 milionë lekësh, e cila mund të jetë më e larta e arritur ndonjëherë në vitet e fundit për faktin se çmimet ishin disi të kripura dhe ndeshja u luajt në një stadium me kapacitet të madh si “Loro Boriçi”.

Sigurisht që mundësitë për të pasur një shifër më të lartë sesa kjo ekzistonin, por federata ka detyrime edhe ndaj palëve të tjera dhe jo të gjitha biletat dolën në shitje, për më tepër që nuk u shitën të gjitha.

Disa dhjetëra mbetën në sirtarët e FSHF-së, pavarësisht se interesimi ishte i lartë.

Strategjia për t’i shitur në internet dhe për të nxjerrë shumë pak në biletari bën që tifozët të stepen dhe të mos gjejnë rrugën për të porositur biletë.

Megjithatë, shitja në treg të zi duket se ka rënë ndjeshëm dhe FSHF-ja tani kontrollon më mirë të ardhurat sesa në vitet e kaluara./dita

Article Logic
Execution time: 0.002467155456543
array(1) { ["section"]=> string(83) "ndeshja-shqiperi-itali-zbardhet-shuma-marramendese-qe-fshf-nxorri-nga-biletat-95488" }