Ndahet nga jeta ish ministri Dritan Prifti

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 12-10-2017 Ndahet nga jeta ish ministri Dritan Prifti

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish ministri i Energjitikës dhe Ekonomisë, Dritan Prifti.

Prifti u kthye dje në Shqipëri pas një kohe të gjatë në shtetin italian ku iu nënshtura një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.

“Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt. Nuk dua të mërziteni”, u shpreh Prifti në muajin maj kur u pyet nëse do të kandidonte në zgjedhjet e 25 qershorit.

Article Logic
Execution time: 0.0024509429931641
array(1) { ["section"]=> string(48) "ndahet-nga-jeta-ish-ministri-dritan-prifti-95677" }