Modelja e njohur shqiptare merr një surprizë të veçantë nga bashkëshorti miliarder

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:09 13-09-2017 Modelja e njohur shqiptare merr një surprizë të veçantë nga bashkëshorti miliarder

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka marrë një dhuratë të veçantë nga bashkëshorti i saj, miliarderi Sam Nazarian.

Mbrëmë ajo ka patur 33-vjetorin e saj, fakt ky i habitshëm pasi Emina nuk e tregon fare moshën e saj.

Nuk kishin si të mungonin surprizat nga ana e bashkëshortit të saj në këtë ditë të veçantë për të.

Gjatë një komunikimi që bukuroshja shqiptare ka bërë mbrëmë në Instagram me fansat e saj ka rrëfyer së miliarderi ka gjetur një mënyre të bukur për ta bërë atë të lumtur. Gjatë kohës që ishin në shtëpi , i ka thënë së shoqes t’i merrte pak Ipad-in që ndodhej në kuzhinë.

“Sami më tha të shkoja të merrja pak Ipad-in. Shkova në kuzhinë, kur ç’të gjej, një tufë me trëndafila të kuq dhe ëmbëlsira bashkë me lloje të ndryshme djathrash. U emocionova shumë,”- tha Emina.

Mesa duket Sam Nazarian ka ditur me të vërtetë si ta lumturojë bashkëshorten e tij. Ata janë njohur para disa vitesh në SHBA, ku modelja punonte për një sërë markash të famshme. Dashuria e tyre lindi menjëherë, ata u martuan dhe më pas u bënë prindër të një vajze Ella Faria.

Modelja gjithmonë poston foto me dedikime dashurie për bashkëshortin e saj dhe bashkë duken tepër të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

surprizaemines.jpg

 

eminacunm.jpg

minas.jpg

cunm.jpg

webconflead623f-1-web.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022590160369873
array(1) { ["section"]=> string(88) "modelja-e-njohur-shqiptare-merr-nje-surprize-te-vecante-nga-bashkeshorti-miliarder-92167" }