Mikesha fjalë zemre për të ndjerën Arlinda Canaj: Nëse do ktheja kohën pas do të kisha takuar... ndoshta fundi s'do kishte ardhur

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:08 25-08-2017 Mikesha fjalë zemre për të ndjerën Arlinda Canaj: Nëse do ktheja kohën pas do të kisha takuar... ndoshta fundi s'do kishte ardhur

*Nga Mirela Sula

Kjo është e vetmja fotografi që munda të gjej teksa rrëmova në kujtimet me Arlindën. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ishte një tronditje që më zgjoi dhe risolli në mendje ato kohë kur punuam bashkë, dhe jo pak por tetë vite.

 Mbaj mend kur e takova për herë të parë Arlindën në rrugën Bardhyl ku ajo sapo kishte hapur një dyqan. Sapo ishte kthyer nga emigrimi në Itali me ëndrrën e madhe për të krijuar një bizines.

Rastisi të ndaloja andej për të blerë diçka dhe historia e saj më mbajti aty për me shumë se një orë. Qeshë impresionuar me kurajon e saj dhe dëshirën që ajo kishte për të realizuar shumë ëndrra që i kishin mbetur në mes.

 Dikur kishte pasur ambicie për të vazhduar karrierën në gazetari dhe kur i thashë që punoja gazetare pashë si i shkëlqyen sytë - që nga i çast nisi një histori tjetër mes nesh e ndoshta që nga i çast ajo nisi të bënte plane se si ti kthehej pasionit të saj të vjetër, gazetarisë.

Pak muaj më vonë unë dhe Arlinda ishim duke punuar në të njejtën zyrë, dhe aty nisi sfida jone e re me plot projekte, ide, udhëtime, kohë me fëmijet, madje edhe pushime e argëtime... sigurisht kohë pa fund nëpër kafene

 - Arlinda gjithmonë porosiste kakako... Kemi udhëtuar bashkë në çdo media ku unë kam punuar. Mbyllej një media shkonim bashkë diku tjetër... deri sa një dite, pas tete vjetesh u ndamë në drejtime të ndryshme.

Mua fati me solli ne emigrim e Arlinda vazhdoi të përballej me sfidat e vendit të saj. Kush mund ta imagjononte një fund si këtë...

Sapo jam kthyer nga Shqiperia pasi kalova dy javë pushime atje dhe realisht nuk arrita të takoj shumë miq...

Nëse do ta ktheja kohën pas sigurisht do të kisha dashur ta takoja, ndoshta do të kishte hera e fundit e takimit tonë, ose ndoshta fundi nuk do të kishte ardhur kaq shpejt...

Ato pak miq që takova me lanë të kuptoj që po ndesheshin me shumë stress e ndoshta disa prej tyre po kalonin periudhë depresioni... Një prej tyre më dërgoi këtë mesazh pak orë më parë

"... Faleminderit që gjete kohën të me takoje, isha zhytur në një moment errësire dhe takimi me ty me kujtoi se duhet te kujdesem për mendjen time... me rizgjoi motivin për ta parë jetën me pozitivitet dhe të shikoj për mundësi të reja" Jeta është e mbushur plot dhimbje e sfida dhe në fakt ky është një realitet që duhet ta pranojmë, sepse është e vetmja mënyrë që ne të rritemi e të mësojmë se si të ecim përpara.... E vetmja mënyrë për të jetuar e për t'i dhënë kuptim çdo ditë që vjen... I shpreh ngushëllime familjes dhe fëmijëve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0023260116577148
array(1) { ["section"]=> string(131) "mikesha-fjale-zemre-per-te-ndjeren-arlinda-canaj-nese-do-ktheja-kohen-pas-do-te-kisha-takuar-ndoshta-fundi-s-do-kishte-ardhur-90157" }