Me pranga në duar dhe i ulur në gjunjë, çfarë po ndodh në qendër të Durrësit?

Publikuar tek: aktualitet, më 19:09 13-09-2017 Me pranga në duar dhe i ulur në gjunjë, çfarë po ndodh në qendër të Durrësit?

Pak minuta më parë, në sheshin “Liria” në Durrës, uniformat blu kanë ndaluar një mjet luksoz të tipit “Jaguar” dhe po ushtrojnë kontroll të imtësishëm, ndërsa një person e kanë ndaluar dhe e kanë ulur në gjunjë në mes të trotuarit, shkruan Durrës Lajm.

Policia e Shtetit prej kohës ka nisur operacinin e quajtur “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike.

Aksioni i Policisë pritet të vazhdojë në të 12 Drejtoritë Rajonale dhe të godasë të gjitha rastet e paligjshme dhe që nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0024499893188477
array(1) { ["section"]=> string(81) "me-pranga-ne-duar-dhe-i-ulur-ne-gjunje-cfare-po-ndodh-ne-qender-te-durresit-92249" }