Mbyllet pjesa e parë e ndeshjeve të Uefa Champions League

Publikuar tek: sport, më 19:09 13-09-2017 Mbyllet pjesa e parë e ndeshjeve të Uefa Champions League

Janë mbyllur pjesë e para të ndeshjeve të “Uefa Champions League” që po luhën mbrëmjen e sotme.

Reali i Madridit ka arritur që të fitojë në pjesën e parë kundër skuadrës së Apoelit me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar nga ana e Kristiano Ronaldos.

Manchester City po triumfon në transfertë kundër ekipit të Feynordit me shifrat e thella 3-0.

Ekipi i Napolit po mundet nga ekipi i Shakhtar Donetsk me shifrat 1-0, ndërsa Liverpooli po fiton me rezultatin 2-1 kundër Sevillia.

Me të njëjtin rezultat e mbylli pjesën e parë Tottenham kundër Borussia Dortmundit.

Rezultatet e pjesëve të para të “Uefa Champions League”

Porto 1-2 Besiktas

Feyenoord 0-3 Manchester City

Liverpool 2-1 Sevillia

Maribor 0-0 Spartak Moscow

Lepzing 1-1 Monaco

Real Madrid 1-0 Apoel

Tottenham 2-1 B.Dortmund

Article Logic
Execution time: 0.0022130012512207
array(1) { ["section"]=> string(63) "mbyllet-pjesa-e-pare-e-ndeshjeve-te-uefa-champions-league-92250" }