Mbyllet gjithçka në “Loro Boriçi”, me fat Italia “vjedh” fitoren kundër një Shqipërie që luan bukur

Publikuar tek: sport, më 20:10 09-10-2017 Mbyllet gjithçka në “Loro Boriçi”, me fat Italia “vjedh” fitoren kundër një Shqipërie që luan bukur

Nganjëherë nuk mjafton vetëm loja e mirë për të fituar një ndeshje, pasi edhe fati mund të bëhet një faktor përcaktues. Një gjë e tillë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ku miqtë përtej Adriatikut arritën të marrin tre pikët.

Kuq e zinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen me dëshirë dhe grintë për të shënuar golin, por pa mundur që të arrijë të mposhtë Bufonin.

Edhe italianët nga ana e tyre patën raste të mira shënimi por pa mundur që t'i konkretizojnë. Në pjesën e dytë Shqipëria vazhdon me të njëtin ritëm duke ushtruar presion, por ato raste që paraqiteshin në zonë, Grezda dhe Sadiku nuk mund dot t’i konkretizojnë.

Në një kundërsulm të rrezikshm dhe një kors nga zona do të ishte Kandreva që përfitoi nga një huti në zonë e mbrojtësve Veseli dhe Mavraj për të shënuar golin e vetëm të takimit që do të sillte dhe fitoren për axurët.

Pas kësaj ndeshje Shqipëria i mbyll këto eleminatore në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa Italia në vendin e dytë me 23 pikë.  

Article Logic
Execution time: 0.0024850368499756
array(1) { ["section"]=> string(100) "mbyllet-gjithcka-ne-loro-borici-me-fat-italia-vjedh-fitoren-kunder-nje-shqiperie-qe-luan-bukur-95310" }