Pamjet e mësipërme janë fiksuar në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, seanca e parë e rikthimit në normalitet. Vëmendjen e mediave online dhe gazetarëve që ndodheshin në lozha e ka marrë një tentativë e vazhdueshme e Bashës për të "përgjuar" Bardhin.
Pavarësisht deklaratave dhe përplasjeve në distancë, të dy politikanët demokratë ishin të ulur krah njëri-tjetrit në seancën e sotme, për shkak se karriget i kanë ngjitur.
Por gjatë kohës që Gazment Bardhi përdorte celularin dhe shkruante me dikë, Lulzim Basha është fotografuar teksa përkulej pas dhe me cep të syrit tentonte të lexonte se kë dhe çfarë po shkruante ish-bashkëpunëtori i tij.
Lulzim Basha pergjon Bardhin ne celular