Sot dita ndërkombëtare e rinisë, në Shqipëri e harrojnë të gjithë përveç këtij politikani

Publikuar tek Kulture & Art
Saturday, 12 August 2017 23:17

12 Gushti shënon ditën ndërkombëtare të rinisë, e aprovuar si e tillë me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhet e figurave të rëndësishme ndërkombëtare që i janë bashkuar kauzave për fuqizimin e rinisë. Ndër to spikat mesazhi i Timor Navracsis, Komisioneri për Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet në Komisionin Europian, i cili thotë:

Ne mund të arrijmë paqe të qëndrushme dhe të ndërtojmë shoqëri kohezive nëse punojmë së bashku. Të rinjtë kanë treguar edhe njëherë se kanë dëshirën për të treguar solidaritet dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë këtë energji. Të rinjtë europianë, këtë vit i kanë bashkuar energjitë e tyre në një fushatë me sloganin #YouthUp.

Ata kërkojnë kështu përfshirje më të madhe të të rinjve në vendimarrjen politike të vendeve europiane. Nisma e parlamentit rinor europian që kërkon politika më miqësore ndaj rinisë, me theks te punësimi, angazhimi social e politik, mbështetja e kreativitetit rinor, etj, ka marrë mbështetjen e europarlamentarëve në Bruksel, që nuk kanë munguar me urimet e tyre sot.

Por ndërsa duket se në Shqipëri kjo ditë është harruar, qoftë nga rinia vetë, po edhe nga politikanët e zgjedhur prej rinisë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë e ka nisur ditën me urimin për të rinjtë.

Eduard Shalsi, duket se është i vetmi politikan që deri tani është kujtuar në një ditë të rëndësishme për këtë kategori, e cila përbën një të katërtën e popullsisë shqiptare.

Ai ka surprizuar me një postim në facebook, pasi i është bashkuar nismës #YouthUp, të të rinjve të Parlamentit Rinor Europian.

"Gëzuar ditën ndërkombëtare të rinisë! Në këtë 12 Gusht, refreni i të rinjve europianë është #YouthUp, një fushatë e iniciuar nga Forumi Rinor Europian.Për ta, kjo nënkupton bërjen e institucioneve dhe proceseve politike më miqësore ndaj rinisë duke i përfshirë ata në të gjitha aspektet e vendimarrjes.Ndihemi krenarë që Partia Socialiste sa vjen e përmirësohet në këtë drejtim, paralelisht me fuqizimin social e ekonomik të rinisë.Të rinjtë e Pogradecit ishin faktor në zgjedhjet e 2017, ashtu sikurse do të jenë për rivitalizimin e shoqërisë dhe shëndoshjen e sistemit politik."-shkruan Shalsi.

Ministri për Çështjet Vendore, lë të kuptohet se mbështet nismën për hapje të politikës ndaj energjive rinore, teksa thekson që në këtë aspekt Partia Socialiste, është një histori suksesi.

Modifikuar më Saturday, 12 August 2017 23:17

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Si duhet të jetë qeveria e re “Rama 3”?

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al