Zbulimi i jashtëzkonshëm që do të ndryshojë historinë e qytetërimit Ilir dhe të Europës

Publikuar tek Kulture & Art
Premte, 16 June 2017 18:49

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i jashtëzakonshëm i arkeologëve kroat se historia Ilire do të rishkruhet dhe me këtë edhe historia e Ballkanit dhe Europës.

Më së miri këtë zbulim për ilirët e ka vlerësuar Nju Jork Times, duke iu referuar zbulimit të arkeologëve kroat, shkruan: “Paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”. Dhe këta njerëz që kanë ditur të bëjnë shumë më shumë se sa gjuetinë kanë pasur kulturë, zhvillim teknike, dhe që kanë ditur shumë më shumë se sa ndoshta po hamendësojmë edhe tani, dhe arkeolog kroat e amerikan, dhe se librat që mund të jenë shkretë, për nga mësimet e gabuara, të historisë dhe arkeologjisë së deritanishme. Arkeologët kroatë kur e bën publik zbulimin e tyre, që sipas tyre, ndryshon kuptimin e historisë së përgjithshme botërore.

Zbulimet në ishullin Korçul, në lokalitetin Kopil kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit, raportonin mediat kroate në vjeshtën e shkuar, duke prezantuar punën kulmore të hulumtimeve katër vjeçare. Paradoksalisht me bindjet dhe librat historik dhe arkeologjik, ky zbulim e përafron kohën dhe kulturën ilire dhe njerëzore, me moshën e piramidave të Bonjës, që arkeologu Samiragiç, pretendon se i ka zbuluar, dhe janë rreth 20 mijë të vjetra, e më shumë.

Pra, kufiri i kulturës ilire dhe asaj ballkanike dhe europiane, janë zhvendosur për më shumë se 10 mijë vjet apo rreth 15 mijë vjeta para shfaqjes së asaj që njihet si qytetërim helenik, dhe që Europa e quan, themel të qytetërimit të saj dhe atij botëror madje, duke e vlerësuar si më superiorin në antikitet. Ajo që është habitëse se në varreza u gjetën përveç qeramikës, edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari. Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve ilirë për kohën para Krishtit. Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, kishte deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund të shfaqet tërë historia e panjohur njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë. “Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç Menjëherë pas këtyre rezultateve interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare, raportonin mediat.

Por, ajo që është tronditëse, dhe dëshpëruese për shqiptarët, ne që besojmë dhe tashmë po e argumenton veç arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve, historianët dhe arkeologët shqiptarë, vazhdojnë të heshtin, dhe të tregohen indiferent për zbulimet e bëra, që jo vetëm pra ndryshojnë pikëpamjet për zhvillimin dhe civilizimin ilir, por edhe atë europian dhe botëror. Madje edhe autorët e librave shkollorë, që kryesisht janë historian mediokër vazhdojnë të shkruajnë dhe të mësojnë fëmijët tanë se ilirë ishin grupe fisesh të pazhvilluara, dhe dosmosshmërit i paraqesin me imazh shumë inferior ndaj kulturës greke. Dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe Shqipërisë veçanërisht, do të duhej të paktën ti përshëndesnin këto zbulime.//shqiptari.eu//

Modifikuar më Premte, 16 June 2017 18:56

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

"Lista e zezë" e Edi Ramës me emrat e zyrtarëve, a duhej publikuar

Analiza & Komente

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al