Zbulohen fotot e rralla të Avni Rustemit si asnjëherë më parë, nga ceremonia e varrimit tek hapja e arkivolit 58 vjet më pas Featured

Publikuar tek Kulture & Art
Saturday, 22 April 2017 10:11

Foto të rralla janë publikuar sot të Avni Rustemit gjatë ditës së sotme.

Kastriot Dervishi, ish-drejtori i arkivit të ministrisë së Brendshme publikon këto foto dhe i shoqëron me një shkrim teksa i përshkruan këto foto. Ato tregojnë ditën e ceremonisë së vajtimit dhe varrimit të Rustemit dhe hapjes së arkivolit 58 vjet më pas.

KOMENTI I PLOTË

Kastriot Dervishi

Avni Rustemi është një person që nuk mbahet mend për ndonjë gjë të rëndësishme, përveçse vënien në zbatim të metodave terroriste, atë të përligjjes së vrasjeve me çdo lloj justifikimi, si dhe të keqpërdorjes së rinisë. Pas aktit terrorist të Parisit më 13.6.1920 ndaj ish kryeministrit Esat Toptani dhe kalimit në një proces të çuditshëm të drejtësisë franceze, Rustemi erdhi në Shqipëri. Kapërceu misionin dhe nga një njeri i porositur për një vrasje u fut në politikë duke u zgjedhur deputet në rrethana të dyshimta, pasi humbi qartësisht në zonat të tjera (në vitin 1923 kandidohej më shumë se në një zonë zgjedhore).
Në veprimtarinë e tij shkatërrimtare për shtetin shqiptar sidomos në drejtim të keqedukimit të rinisë dhe administratës, ai nuk u ndal. Mendonte se vetëm me vrasje mund të arrinte synimet e veta politike. Porositi vrasje të tjera në drejtim të Ahmet Zogut dhe familjeve si Vlora apo Libohova. Si rezultat, erdhi një reagim tjetër që lidhet me filozofinë popullore “ç’të mbjellësh do korrësh”. Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës. 
Për të u zhvilluan dy ceremoni varrimi, në Tiranë dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill 1924 me ceremoninë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Arkivoli me trupin e tij të balsamosur udhëtoi në Durrës, e prej andej me vaporin “Beogradi”, nën flamujt jugosllavë e shqiptarë, mbërriti në Vlorë, të martën e 29 prillit 1924. Ceremonia e varrimit u zhvillua të mërkurën e 30 prillit 1924. Figura e të vrarit mori përmasa të mëdha, aq sa shtypi antiqeveritar shkruante se varri i Avni Rustemit do të bëhej si Meka ose Jeruzalemi. Pas mbajtjes së fjalimeve të ashpra para kufomës dhe zemrës së Rustemit të vendosur në një enë qelqi, ithtarët e Rustemit organizuan tri mbledhje në sallën e bashkisë së Vlorës.
Vendi i prehjes së Avni Rustemit ishte menduar një tip bodrumi në qendër të Vlorës, i cili u nderua për vetëm 6-7 muaj. Më pas kaloi një heshtje 58-vjeçare. U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo. Përveç kësaj arkivoli ishte izoluar më së mirë, duke mundësuar që trupi të mos dekompozohej. Në pjesën e sipërme të kokës ai kishte një xham për t’u shikuar, ndërsa vendi i varrimit ishte një dhomë nëntokësore, e përshtatur për të bërë homazhe raste. Ndonëse duket disi e çuditshme, nuk përjashtohet mundësia e imitimit të balsamosjes së Leninit në Moskë. Kapaku i dhomës varr u hap në orën 13.00 të datës 8.10.1982. Ishin të pranishëm disa emra të njohur të historisë, ministra dhe drejtues të pushtetit vendor. U bë dezinfektimi dhe u vendos rihapja dy orë më pas. 
Fillimisht regjimi fashist, e më pas ai komunist, e nderuan Avni Rustemin me emra rrugësh, shkollash, bustesh dhe monumente. Secili sipas interesave të veta, fashistët e shikonin si antizogist, ndërsa komunistët përveç kësaj edhe si revolucionar kundër shtresave të pasura, etj.
Asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot, kur i adhuruari nga fashistët dhe komunistët nderohet me emra, buste e shtatore.

Bashkëlidhur fotot e viteve 1924 dhe 1982

Modifikuar më Saturday, 22 April 2017 10:14

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Deklarata e Metës për armatosjen e popullit një javë para zgjedhjeve

Analiza & Komente

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

'PD pa Topallin e Patozin, parti pa këmbë dhe pa mendje të fortë'

Nga Arben Vata Një PD pa Topallin dhe Patozin në parlament...

Basha nuk njeh Katoliket dhe i flet goja para mendjes

Atehere kur Katoliket e veriut vuanin perndjekjen dhe terrorin komunis...

"Katër sinjale pozitive nga Kosova"

Nga Afrim Krasniqi ...

Na drithërove Arbanë…

Nga Mesila Doda Fotot e tua kalonin parafytyrimin tim dhe çdo...

“Koalicioni PS-PD, si zgjidhje afatgjatë për vendin”

Gazetari dhe analisti Mentor Nazarko, në një shkrim të ...

Ministritë dhe loja me cingla

Nga Dr. Sorina Koti, koordinatore, Partia Demokratike Ministritë...

4 ditët pa gjumë të Armando Dukës dhe mijëra kilometra brenda 2 muajve

Nga Anila Basha Armand Duka u mendua jo shumë gjatë, në...

Nën çadër dhe jashtë saj

Nga Elton Derjaj Në një kohë kur agjenda e vendit &eum...

Dossier

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al