Përplasja Agron Tufa- Diana Çuli, flet Besnik Mustafaj: Rast i sikletshëm, nxjerr në pah implikimin e intelektuales me regjimin

Publikuar tek Kulture & Art
Wednesday, 08 Mars 2017 20:04

Pas debatit që ka pllakosur ditët e fundit mes drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe shkrimtares Diana Çuli, ku Tufa e cilësoi Çulin si “Vrasëse” pas reçencës së saj për Genc Lekën e Vilson Blloshmin, reagon intelektuali Besnik Mustafaj.

I ftuar në takimin e radhës, “Letërsia dhe Qyteti” të dy gazetareve Beti Njuma dhe Alda Bardhylit, Besnik Mustafaj ka thënë se rasti në fjalë është i sikletshëm sepse nxjerr në pah implikimin e intelektuales me regjimin dhe se nuk mund të zgjidhet nga dy gazetaret.

“Rasti në fjalë është i sikletshëm sepse nxjerr në pah implikimin e intelektuales me regjimin.

Kjo çështje prek si ata intelektuale që në rrethana të caktuara janë gjendur drejpërdrejtë me aparatin ashtu dhe sot”,-u shpreh Mustafaj.

Më tej ai shtoi se sipas tij, dy palët nuk kanë bërë rezymenë në përputhje me kohën dhe dha dy shembuj kryesorë.

“Unë mendoj se të dy palët s’e kanë bërë rezymenë në përputhje me kohën e sotme, as publiku as intelektualet.

 Do sjell dy shembuj:

-I pari është Christa Wolf, është pa asnjë diskutim një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Christa Wolf ishte sistematik për çmimin nobel.

Ishte një nga koshiencat morale që vinin nga perdja dhe kur STAS hapi dosjet ajo kishte nënshkruar një dokument bashkëpunimi me STAS. Dosja është bosh praktikisht dhe s’kishte dhënë informacione por kishte pranuar bashkëpunimin dhe kjo e la pa marrë çmimin Nobel. Aho iku nga Gjermainia dhe u zhvendos në Zvicër dhe në shtypin e shkruar kishte vetëm disa intervista. Dhe gjithmonë ka kërkuar falje.

Rasti i dytë është Milan Kundera. Një nga gjuetarët e Kunderës në Pragë zbuloi se sapo ishte maruar ishte gjendur i përzier në histori të turbullt se një shok i të dashurës së tij kishte thënë se do ikte dhe më vonë ai u gjet i arrestuar  ne hetuesi. E dashura e Kunderës thotë se i kishte deklaruar vetëm Kunderës për këtë dhe kjo bëri që figura e Kunderës u dyshua. Dhe nuk përfundoi asgjë nga novela”-tha më tej.

Shkrimtari shtoi se duke parë situatën kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet nga  dy gazetaret.  

“Në këtë kuptim unë besoj se debati është i mprehtë, ekzagjerime ka por kjo si çështje nuk zgjidhet me ju të dyja”.

Mustafaj theksoi dhe rolin që ka Tufa në krye të Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, i cili mund të marrë nisma të mëdha për një platformë më të qartë.

‘Agron Tufa është në krye të institucuonit që mund të marrë nisma shumë më të mëdha për të dhënë një platformë të qartë të thelluar të gjerë me një pjesmarrje të gjerë dhe të quhet si një kapitull për të cilin Zhelev ish-presidenti Bullgar thotë se unë jam dakord që faqa e historisë së komunizmit të kthehet por më parë duhet të lexohet.

 Pra nisur nga kjo ne duhet të bëjmë një lexim serioz dhe të sinqertë dhe të kthejme faqen që të mos kemi debat me inate e emocione dhe të mos jetë për larje hesapësh.

Unë kam qenë spiun sepse nuk më ka kërkuar njeri të bëhem bashkëpunëtor por unë kam qenë anëtar i PPSH dhe që të hyje aty ishte e deyrueshme. Një komunist me një konformator të kësaj natyre. Cili e ka përgjegjësinë më të madhe,”-u shpreh më tej shkrimtari dhe politikani Mustafaj.

“Ne duhet të arrijmë në një vështrim realist të dobishëm, tani që pas 25 vitesh është një kohë e pjekur për ripërtëritje elitash, por të jenë elita të formuara e me vizionet e pas '90-s mund të marrin Shqipërinë në dorë”, tha Musafaj teksa vuri theksin tek ripërtërimi i elitave.

Modifikuar më Wednesday, 08 Mars 2017 20:35

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Shqipëria po digjet nga zjarret, cili është shkaku

Analiza & Komente

Shkolla eseistike e Kadaresë, ose gazetaria si paraletërsi

*Nga Aleksandër Çipa Refleksion i pamjaftueshëm rret...

Artan Fuga: Oktapodi kryetar partie dhe burrë shtëpie

Talk town mbi një oktapod Ka talk show, por ka edhe talk town, b...

Ah moj Vojsava, që na prishe mendsh me këtë origjinën tënde!

Mustafa Nano Në reagimet e shumta që janë vënë...

Bilanci i Shqipërisë në Trieste; Një editorial dhe dy shuplaka

Nga Klodian  Tomorri Një pjesë e madhe e shqiptarë...

Sa pak vlen jeta…

Nga Ilir Hoxholli ...

Akademiku: Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

E gjithë media dhe opinioni publik konstatoi humbjen e thellë...

Vetëvrasje për dashurinë apo urrejtjen?

Nga Manjola Arizaj Zeka Vetëvrasje për dashurinë apo u...

Flet akademiku: Marrëdhëniet e mia me z. Lulzim Basha, shpresa dhe zhgënjime

Pse flas ? U bënë disa javë dhe muaj që d&eum...

"Shën" i përkohshëm konflikti dhe tutor elektoral

Nga Aleksandër Çipa Presidenti i ri i vendit, i cili ende...

Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

*Nga Artan Fuga Aktualisht në prag të kësaj dite zgjed...

Lorenc Vangjeli: Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

 *Nga Lorenc Vangjeli Tre foto burrash me burra kanë &ldquo...

Artan Fuga: Deputetlliku nuk është profesion

Profesori i njohur Artan Fuga nëpërmjet një statusi n&e...

Dossier

Çfarë do të ndodhë në minutat dhe orët pasi SHBA të sulmojë Korenë e Veriut

Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike...

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës pa...

Dritëro Agolli përmes fakteve!...

Nga Gjergj Marku: -Që nga dëshira e tij e parë pë...

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 92 22201

Mob 2: +355 69 92 22202

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al