Rrëfimi prekës i Ramës: “Ku është fustani i kuq i Lida Cangonjit? Dua t’i them ta veshë dhe njëherë për mua...”

Publikuar tek Kulture & Art
Wednesday, 04 Janar 2017 12:07

“Ku është fustani i kuq i Lida Cangonjit?” Kështu e titullon rrëfimin e tij plot ndjesi diplomati, shkrimtari dhe studiuesi Luan Rama pas ndarjes nga jeta të aktores së dashur për publikun që gjithnjë do e kujtojë si “Zanën që fliste në telefon me Dedën e ngrirë në shtyllë” tek filmi “Rrugë të Bardha”.

RRËFIMI I PLOTË I LUAN RAMËS:

Sapo jam kthyer nga shtëpia e Solange d’Angely. Një whisky dhe një bisedë për Lidën. Flasim për jetën, dashuritë njerëzore, bisedojmë rreth qenies dhe përkufizimit se çështë krijesa njerëzore, por asgjë nuk arrin t’i gjejë përgjigjen pyetjeve tona të mëdha. Atëherë unë i flas për Lidën, s’dihet pse, ndoshta pse ndërkohë mu shfaq ajo fushë e madhe me trëndelinë tutje shtëpisë së Lida Cangonjit në Marsanne, në jug të Francës, jo larg Lyon-it. Një fushë ngjyrë vjollcë, me erë trëndeline dhe ajo e dehur apo e çmendur mes tyre, me dëshirën për të ndaluar kohën. Por a mund ta ndalësh atë, kur gjithçka është e lidhur me atë botë kozmike e të panjohur ende?

Marr frymë thellë dhe ndjej ende erën e trendelinës nderkohë që lë Solange në Rue Didot dhe nisem drejt shtëpisë time, dy hapa më tutje. Kujtoj ndërkohë atë rrap të vogël përballë portës së tyre në Marsanne kur uleshim dhe pinim një çaj me Peter, i cili tashmë si një artist i vërtetë ishte njësuar me natyrën dhe nuk shqitej më nga ajo.

Ecja dhe Lida më shfaqej rrugës me të qeshurën e saj, energjinë dhe dashurinë që çlironte ngado. Papritur, një çast Solange më kishte thënë: “E di, Lida kishte qef të kishte një fustan të kuq dhe kur isha tek ta, ne shëtitëm në fshatrat përreth dhe kur ndalum diku, unë pashë një dyqan ku kishte një fustan të kuq. Atëherë i thashë Lidës: provoje këtë fustan, kam qef të ta bëj peshqesh! Dhe ajo e provoi… Lida shkelqente me atë fustan… U gëzua shumë. Pastaj ata erdhën në Paris tek unë. Peter përkujdesej për ekspozitën e tij. Në mëngjes pinim çajin dhe pastaj ata shkonin, të lumtur, nëpër rrugët e Parisit…

Atë çast pashë sytë e lagësht të Solange. Por edhe në sytë e mi, tashmë binte një shi i hollë!

U ktheva. Ecja rrugës dhe imagjinoja Lidën me fustanin e kuq që ecte nëpër rrugë dhe sfidonte dimrin, të ftohtit, botën që shkiste nën këmbët e saj, botën që shket, gjithnjë...

Ku është tani fustani i kuq i Lida Cangonjit?

Kam dëshirë ta thërras Lidën dhe t’i them ta veshë dhe njëherë për mua, pasi e kuqja ishte në çdo qelizë të saj…

elida1.jpg

elida2.jpg

elida3.jpg

Modifikuar më Wednesday, 04 Janar 2017 12:12

Ora

Barometri i Ditës



Shtypi i Dites

Sondazh

Nga vjen pasuria e madhe e disa gazetarëve në Shqipëri?

Analiza & Komente

Artan Fuga: Nuk ka ngjarje, as lajm nga Mapoja

Nga Artan Fuga:  Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku &eum...

Lakrorit iu hapën petët, yndyra po na mbyt të gjithëve…

Nga Anila Basha Nuk mund të mos pranoj se debati i hapur në...

"Kur të nderojnë edhe ata që nuk të duan"

Nga Astrit Patozi: Ka shumë njerëz në Shqipëri, q...

“Djalli fshihet në detaje”

*Nga AFRIM KRASNIQI  “Djalli fshihet në detajet&rdquo...

E duam rininë si gjithë europa...

Nga JULIAN HOXHAJ Pak e transformuar por aspak jashtë thelbit. I...

‘PISA’ DHE PISAT E SHQIPËRISË

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI për newsbomb.al Pas njohjes me r...

Dossier

Historia e diasporës shqiptare

Emigrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëz...

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton mbush sot 70 vjeç

William Jefferson Clinton ose siç njihet ndryshe Bill Clinton &...

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo

Nga Arben LLALLA Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku n&...

Parku i Lurës: Shpresa ka formën e fidanit të pishës

500 fidanë iu shtuan parkut që e ka humbur lavdinë e di...

Lazarati e gjen të vështirë jetën pa drogën

Fatjona Mejdini - BIRN Rreth dy vite pasi policia zbarkoi në fsh...

Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it (Foto)

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të E...

A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh &ldqu...

Themelimi i Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut Historik Kombëtar

Nga Karl Gurakuqi Shkëputur nga ditari i tij… Ditar The...

Kontaktet Tona

Address: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Tel: + 355 69 98 44442

Mob 2: +355 69 98 44441

Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Website: http://www.newsbomb.al